Gazeta Shqiptare

Plagosin dy vëllezërit me ' Kallashnik­ov' në qendër të Velipojës, 1 në pranga e 1 në kërkim

Shoqërohet edhe anëtari i këshillit bashkiak

-

SHKODËR - Dy vëllezër nga Velipoja u plagosën mesditën e djeshme pas një sherri me disa persona të tjerë. Bëhet fjalë për Ervin dhe Durim Tahirin, përkatësis­ht 30 dhe 27 vjeç, të cilët u qëlluan me breshëri automatiku. Menjëherë pas sinjalizim­it për plagosjen e dy vëllezërve, blutë kanë arrestuar shtetasin Besnik Ndoj, banues në fshatin Mali Kolaj të Velipojës. Në momentin e ndalimit, këtij të fundit i është gjetur e sekuestrua­r ' Kallashnik­ovi', me të cilin dyshohet se ka kryer pla- gosjen e dy vëllezërve Tahiri. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim Aurel Ndojn ( nipin e Besnikut), pasi dyshohet si bashkautor në këtë ngjarje. Gjithashtu, blutë kanë shoqëruar edhe Gjovalin Ndojn, ky i fundit anëtar i përjashtua­r nga radhët e PS- së në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, pasi dyshohet se është përfshirë në përleshje. Pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se ngjarja ka marrë shkas pas një sherri të ndodhur dy ditë më parë. Mësohet se vëllai i vogël i Ervin dhe Durim Tahirit është konfliktua­r më 18 maj në shkollën e mesme të Velipojës me një prej djemve të fisit Ndoj. Ndërkaq, konflikti ka vijuar ditën e djeshme mes vëllezërve të gjimnazist­it dhe Besnik e Aurel Ndoj. Po të njëjtat burime thanë se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas mjekëve të këtij spitali, Ervin Tahiri është në gjendje kritike, pasi ka marrë një plumb në kraharor, ndërsa vëllai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën. se. ni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania