Gazeta Shqiptare

Kapet droga me vlerë 30 milionë euro në brigjet e Italisë, ishte nisur nga Shqipëria

-

Mediat

italiane kanë publikuar lajmin se dy gomone me 3 ton kanabis sativa që ishin nisur nga Shqipëria janë kapur në brigjet e Leçes. Bëhet me dije se janë katër persona të arrestuar. Njëra prej gomone ishte e gjatë 9 metra dhe kishte dy motorë më 300 kuaj fuqi. Ajo është ndaluar në ujërat e Barit. 79 pako me një sasi prej 1708 kilogramë kanabis sativa janë sekuestrua­r nga policia italiane. Ndërkaq gomonia tjetër e ndaluar ishte e gjatë 8 metra dhe me dy motorë të fuqishëm. Në këtë gomone janë gjetur 77 pako me kanabis sativa me një peshë totale prej 1413 kilogramës­h kanabis sativa. Mësohet se vlera e tyre arrinte deri në 30 milion euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania