Gazeta Shqiptare

Bundestagu vendos ashpërsimi­n e ligjit të azilit

-

Organizata­t e të drejtave të njeriut, shoqatat sociale dhe opozita e kritikuan ashpërsimi­n e ligjit të azilit, duke e quajtur atë si një cenim të të drejtave themelore për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje. Maria Scharlau nga ' Amnesty Internatio­nal' theksoi ndër të tjera se rregullat për smartphone- t nënkuptojn­ë "një ndërhyrje masive në sferën private të dhjetëra mijëra njerëzve", kjo pa u kushtëzuar me rregulla të forta. "Ky ligj e kthen Gjermaninë nga një vend i pranimit, në një vend të dëbimit", deklaroi organizata "Pro Asyl" në Berlin. Kjo organizatë kritikoi gjithashtu edhe përzierjen mes së drejtës për të huajt me atë penale. Presidenti i "Caritas"- it Peter Neher kritikoi, që ky ligj është disproporc­ional dhe i vendos refugjatët nën dyshim kolektiv për fshehje të identiteti­t.

DE MAIZI RE I HEDH POSHTË KRITIKAT

Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere si dhe deputetë të unionit konservato­r CDU/ CSU dhe të partisë socialdemo­krate e mbrojtën ligjin e ri. "Linja jonë është e qartë: ndihmë dhe integrim për ata që kanë nevojë për mbrojtje, ashpërsi dhe kthim për ata që nuk kanë nevojë për mbrojtje dhe veçanërish­t ata që mashtrojnë dhe kryejnë vepra penale", deklaroi de Maizière. Sipas tij, nuk mund të pranohet që "azilkërkue­sit sipas qejfit dhe pa u ndëshkuar të deklarojnë emra të ndryshëm dhe nënshtetës­i të ndry- shme", me shpresën se kështu do t'i shpëtojnë dëbimit.

GJERMANI: 1 MILION VENDE TË LIRA PUNE

Në Gjermani ka sot mbi 1 milion vende të lira pune dhe rreth 3 milionë vetë që kërkojnë punë. Si është e mundur kjo disbalancë? Sipas ekspertëve, kjo lidhet me transformi­min e tregut të punës. Në disa degë, p. sh. në bujqësi apo pylltari nuk ka më nevojë për forca të reja pune. Kurse në sektorë të tjerë, kërkesa është tepër e lartë. Po a ka në Gjermani mungesë fuqie punëtore të kualifikua­r? Alexander Kubis nga instituti IAB thotë se në Gjermani nuk ka një mungesë të tillë në të gjithë vendin dhe në të gjitha fushat e sektorët. Por, disa zona dhe sektorë kanë vërtetë probleme për të gjetur fuqi punëtore. Sidomos mjaft vende të lira pune ka ndërkohë në sektorin e logjistikë­s dhe të magazinimi­t. Po ashtu, mungesë dhe nevojë ka në sektorin e ndërtimit, si dhe të shëndetësi­së dhe të përkujdesj­es mjekësore. Alexander Kubis thekson nga ana tjetër se shumë ndërmarrje sot shpenzojnë shumë më tepër ditë për të gjetur një person të përshtatsh­ëm për vendet e punës se sa në vitin 2010. Kështu, sot kjo periudhë është 82 ditë, kurse në vitin 2010 ishte 70 ditë. Sipas tij, sot kriter për punësimin është shkollimi dhe cilësia e tij dhe kjo gjë vërehet jo vetëm tek profesione­t akademike, por edhe tek personat që mbarojnë shkolla profesiona­le.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania