Gazeta Shqiptare

Pas mbarimit të Akademisë së Romës

Për Qamil Grezdën

-

hoxhën e “Rrugës së Kavajës”, Dine Hoxhën, dhe i rrëfen për punën e të birit dhe dëshirën që kishte ai për të vazhduar studimet për pikturë, në Romë, Itali. Hoxha e dëgjon dhe i thotë të mos e pengojë të birin në këtë rrugë, sepse Qamili është djalë i mirë, punëtor dhe paratë e punës i dorëzon tek i ati. Atëherë, Hysniu shet një pjesë të pasurisë së tij, bashkë me kostumin prej ari të bashkëshor­tes, dhe me ato para e nis të birin në Romë, në Akademinë “Belle Arte”, në vitin 1939. Roma, qendra e artit dhe kulturës italiane, i ofroi, jo vetëm Qamilit, por gjithë djelmurisë shqiptare, një edukim të plotë artistik, të cilin, ata djemë të rinj, me dashuri dhe pasion, e vlerësuan me përkushtim duke e përfunduar me sukses “Accademia di Belle Arti” në Romë 1944. Të gjithë këta artistë të rinj me formim të plotë kulturor u kthyen të mbushur me pasion dhe patriotizë­m në vendin e tyre, në Sh- Mbas mbarimit të Akademisë, Qamili u kthye me dashuri në Shqipëri, pranë familjes së babait dhe motrave, duke kontribuar për ta. Mirëpo kthimi në Tiranë dhe çlirimi i vendit nga pushtuesit fashistë e befasuan me ndryshimin e raporteve me disa prej shokëve të cilët ishin bërë funksionar­ë të partisë në Arte dhe ai filloi të ndjente spostimin dhe përjashtim­in pak nga pak, gjë e cila përfundoi me heqjen e veprave të tij nga ekspozita të ndryshme për 40 vite. qipëri. Të entuziazmu­ar ata morën pjesë në të gjitha ekspozitat e pas viteve 1945, ata themeluan Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë.

Hasan Reçi, Qamil Grezda, Jordan Misja, Qemal Stafa, dhe Buku- rosh Sejdini, ishin shokë të rinisë së hershme dhe më vonë, në Romë. Atje ata u miqësuan edhe me Ibrahim Kodrën, miqësi të cilën e zhvilluan në Milano, Firence, etj. Së bashku ata ndanin rininë, bukën, duke qenë se vinin nga familje patriotike, atdhedashë­se. Marrëdhëni­a me Ibrahim Kodrën ishte e veçantë dhe pasi ai shkoi në Milano, ata e ruajtën miqësinë përmes shkëmbimit të letrave duke i rrëfyer njëri- tjetrit dashuritë personale. ( Koleksioni Grezda ruan letrat e shkëmbyera).

Roma e bukur i fali Qamilit padyshim në rininë e viteve 1940 edhe një miqësi me një “madonë”, miqësinë me sinjorinën e bukur romane, Ëilde Bettini, e bija e pasanikut të madh të arit zotit Goffredo. dashuria në mes tyre ishte një idil i bukur dhe Qamili nuk e harroi gjithë jetën e tij. Një ditë të bukur vere, zonja Goffred i thotë Qamilit: “Shkoni bashkë me Ëilden të blini rroba banjo për të shkuar në plazh”. Kur u kthyen zonja Gofred i thotë së bijës: “Ëilde, shko te Qamili të të shikojë si të rrinë!” Me këtë ajo shprehte dëshirën e saj që Qamili të bëhej dhëndër i familjes Goffredo.

Vite më vonë, aty nga vitet ‘ 60, Ermiri, i biri i Qamilit, e pyet të atin: “Baba, pse nuk qëndrove në Itali, të bëheshe dhëndër i familjes Goffred. Qamili u përgjigj butësisht: “Bir, si mund ta lija babanë që shiti pasurinë për mua për të vazhduar Accademia di Belle Arti dhe tre motrat që u rritën pa nënë?! Si mund ta lija vendin tim?!” Kthimi në Shqipëri ndikoi në largimin e lidhjeve si me Ëildën, ashtu dhe me Ibrahim Kodrën, sepse regjimi e quante atë korrespond­encë të huaj.

Mbas mbarimit të Akademisë, Qamili u kthye me dashuri në Shqipëri, pranë familjes së babait dhe motrave, duke kontribuar për ta. Mirëpo kthimi në Tiranë dhe çlirimi i vendit nga pushtuesit fashistë e befasuan me ndryshimin e raporteve me disa prej shokëve të cilët ishin bërë funksionar­ë të partisë në Arte dhe ai filloi të ndjente spostimin dhe përjashtim­in pak nga pak, gjë e cila përfundoi me heqjen e veprave të tij nga ekspozita të ndryshme për 40 vite.

Presidenti i Arteve dhe Sekretari i Arteve Figurative nuk ishin më shokët që kishin qenë në Romë. Foto Stamo dhe Nexhmedin Zaimi kishin ndikim partiak dhe nuk e dëshironin Qamilin edhe për shkak të origjinës së tij. Nexhmedin Zaimi i shkatërroi 5 punë, pronë e GAF, si dhe 4 kompozime me temë nga lufta nacionalçl­irimtare, gjë të cilën ai e ka pranuar vetë gjatë një vizite në familjen e Qamilit, më 18 nëntor 1991, duke rrëfyer i penduar për atë që kishte bërë vite të shkuara.

Qamili ishte adhurues i muzikës dhe këngëve të bukura sentimenta­le italiane të viteve ‘ 30-’ 40. Ai këndonte me shpirt këngën “Canzoni d’Amore” dhe adhuronte “Mamma felice”. Shpirti i dëlirë me poezi dhe këngë i jepnin inspirim për të kaluarën e bukur në Pincio, por ai kurrë s’mund ta mendonte ferrin që përditë po vinte me regjimin komunist dhe marrëdhëni­et me shokët sa vinte do të ndryshonin ditë me ditë. E vetmja gjë që nuk i mungonte ishte dashuria për natyrën e atdheut duke shtegtuar sa në Vlorë, në Kukës, Theth, Lurë, Valbonë, Divjakë, ose peizazhet në hidrocentr­ale si dhe portretet e miqve të tij shkrimtarë dhe artistë si Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Petro Marko, Mustafa Krantja, Rifat Teqja, Hasan Reçi, Rrok Dabërdaku, Lazgush Poradeci e Bukurosh Sejdini.

Por vitet ‘ 70 ishin vite më të vështira të Qamilit. Ishte e vështirë t’u besoje syve e veshëve që Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve të Shqipërisë, djali i piktorit dhe mikut të tij gjakovar, Abdurrahim Buza, “shoku” Kujtim Buza, të cilin vonë e kuptova pse Qamili i thërriste “prifti me veladon”, ndërkohë që ky i fundit e thërrsite Qamilin, “Baca Qumil”, harronte deri aty sa ta linte jashtë listës së Lidhjes për t’i dhënë materiale si

 ??  ?? Qamil Grezda ( autoportre­t)
Qamil Grezda ( autoportre­t)
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania