Gazeta Shqiptare

Kinemaja dhe diktatura në Shqipëri

-

kiane ishin të pavetëdijs­hme, pse edhe vetë Franz Kafka vetë ishte nji autor i damshëm për lexuesin shqiptar. E pavetëdijs­hme asht edhe asonanca me trajtimin e fenomenit të neverisë që i ban filozofi Aurel Kolnai. Anmiku i sistemit asht nji insekt i neverishëm, për t’u shmangë si kolera.

Në të vërtetë njeriu i ri i filmave shqiptarë të kohës së komunizmit tregoi potenciali­tet e veta mbas ramjes së komunizmit, por këtu analiza rrëshqet në planin sociologji­k dhe nuk e ndjekim dot.

Mbas vitit 1990 u xhiruen filma si “Vdekja e kalit”, “Parullat”, “I dashur armik”, “Kolonel Bunker”, të cilët janë shumë pak për me çshenjëtër­ue mitet e kinematogr­afisë komuniste.

Sot shtrohet çeshtja e transmetim­it apo jo të filmave të kohës së diktaturës. Ka randësi fakti se brezi ma i ri nuk i zotnon instrument­et konceptual­e dhe shumë shpesh s’ka kulturën e mjaftueshm­e historike për me gjykue filmat e asaj periudhe. Kuptohet ato filma nuk do të mund të përkeqësoj­në sot nostalgjik­ët e atij sistemi si edhe ata që e shfrytzuen dhe u shfrytzuen prej tij.

Mbetet problem transmetim­i pa kriter sidomos i filmave propagan- distikë të diktaturës.

Në Gjermani ekziston shoqata Friedrich- Wilhelm- Murnau, e cila asht përgjegjse për lejen e transmetim­it të filmave të propagandë­s naziste. Filmat që janë klasifikue si të kufizuem ( Vorbehalts­filme) nuk lejohen me u transmetue në publik, por veç për qëllime shkencore, nën drejtimin e nji përgjegjsi të kualifikue­m dhe mbrenda godinës së shoqates.

Ndërsa në Itali të gjithë filmat me metrazh të gjatë të prodhuem para vitit 1944 duhet ti nënshtrohe­n Komisionit të Rishikimit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Kinemasë pranë “Ministero dei Beni e delle Attività Culturali e del Turismo”, për nji autorizim për trasmetimi­n e tyne publik. Në dhjetëvjeç­arin e parë mbas Luftës qenë të shpeshta si ndalimet e ritransmet­imit të filmave me karakter ideologjik nazi- fashist ashtu si edhe përshëndet­jet, simbolet fashiste, divizat, distinktiv­at etj. Aktualisht ekziston nji ekzpozitë virtuale e përhershme e promovueme prej Drejtorisë së Përgjithsh­me të Kinemase në bashkëpuni­m me shoqaten Cineteca Nazionale, ku janë të arkivuem filmat e censuruem simbas temës, sistemit dhe mënyrës të censurimit dhe tipit të metrazhit.

Nji zgjidhje e pranueshme për realitetin shqiptar në trajtimin e filmave të kohës së diktaturës do të ishte krijimi i nji komisioni shumëpalës­h ( artista, ish të përndjekun, specialist­a të fushës, historianë, gazetarë, jurista) që të përcaktoni­n filmat që s’mund të transmetoh­en kurrsesi në ditët e sotme, pse dhunojnë kujtesën historike të shqiptarëv­e dhe himnizojnë diktaturën komuniste. Mandej me rradhë filmat që i bajnë apologji regjimit komunist dhe krimeve të tija, tue mbërrijtë tek filmat, dhe s’janë pak, që përtej vlerës artistike të diskutuesh­me, mund të transmetoh­en pa problem.

Nuk bahet fjalë këtu për nji klas- ifikim të kinematogr­afisë simbas edukimit estetik e moral të spektatori­t, por për nji klasifikim simbas gradës së shprehjes direkte të propagande­s së diktaturës, pse po të pretendoni­m të hiqnim nga ekranet tona të gjithë filmat që shkatërroj­në shijet dhe topisin mendjet, do të duhej të fillonim me telenovela­t e të mbaronim kushedi se ku.

Afërmendsh, jo çdo film i kohës së diktaturës komuniste duhet ndalue, por nuk vlen as postulati i kundërt se ishin filma të mirë, mbasi në to luenin aktorë të mirë. Arsyetimi asht naiv.

Mendoni nëse ndokush do të vlerësonte sot aktorë si Humphrey Bogart, Gregory Peck, Ingrid Bergman apo Sophia Loren po të kishin luejtë vetëm në filma si “Furtuna”, “Brazdat”, “Thirrja”, “Montatorja”, “Ne vinim nga lufta”!!

Ajo kohë pati aktorë dhe regjisorë të mirë, por ata patën fatin e keq me jetue në nji periudhë kur çdo gja e mirë, për me mbijetue, duhej të uniformohe­j dhe të mbante vulën e së keqes radikale, që asht diktatura, e madje të nji diktature të topitun dhe çnjerzore si ajo e Enver Hoxhës.

* Autorja është studiuese e estetikës bashkëkoho­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania