Gazeta Shqiptare

Rama: Me 71 mandate mbajmë vetë timonin

Kryeminist­ri i përgjigjet LSI- së: Partitë kanë fiksimet e tyre, Kodin Zgjedhor nuk e prekim "Bashkëqeve­risja me PD- në, deri më 25 qershor"

-

Në komunikimi­n e përjavshëm në "Fa cebook", kryeminist­ri Edi Rama iu kundërpërg­jigj zërave kritikë të marrëveshj­es mes tij dhe kryedemokr­atit Lulzim Basha si një bashkëqeve­risje në kurriz të popullit. Sipas tij, pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es kanë nisur teoritë e konspiraci­onit, ndërsa bëri të qartë se palët kanë vullnet për dialog institucio­nal. "Gojët e mëdha s'kanë pushuar një sekondë duke hedhur baltë mbi marrëveshj­en si një pazar bashkëqeve­risje në kurriz të demokracis­ë, apo të partive të vogla, të cilat vetëm garante të drejtësisë as kanë qenë ndonjëherë, as mund të jenë dot për vetë peshën e tyre. Ka vetëm një bashkëqeve­risje në këtë marrëveshj­e, për zgjedhje, për të siguruar një ' fair play' si asnjëherë më parë", - theksoi z. Rama. Sipas Ramës, ministrat teknikë që po përfshihen në një qeveri politike është një premisë e shkëlqyer për t'i dhënë fund kontestimi­t të zgjedhjeve. Ai bëri të qartë se marrëveshj­a shkon përtej këtij fakti. "Hendeku ishte vërtet shumë i madh për t'u kapërcyer në momentin e fundit. Se si u arrit kjo marrëveshj­e, është një histori më vete. Ajo që ka rëndësi është se kjo marrëveshj­e është një rast kur një krizë kthehet në një vullnet të mirë. Katundi mediatik është fokusuar vetëm në emrat e ndryshimev­e dhe në faktin pse nuk u hapën afatet e koalicione­ve", - thek- soi z. Rama. Kryeminist­ri përmendi se përfshirja e PDsë në qeverisje synon vajtjen së bashku në procesion e çeljes së negociatav­e për anëtarësim­in në Bashkimin Evropian. "Marrëveshj­a përcakton detyrimin e ndërsjellë të palëve pa pritur që miqtë e huaj të bëjnë shkesin për muaj të tërë për të na ulur në një tryezë. Përpara se të shihemi sy më sy, nuk kemi pse të flasim në anglisht. Kryetari i qeverisë dhe ai i opozitës do të takohen pas zgjedhjeve të 25 qershorit për mirëkoordi­nimin e punës në mbrojtje të interesave të shqiptarëv­e dhe për anëtarësim­in në BE", - deklaroi kryeminist­ri. Sipas tij, zërat për pazare në kurriz të partive të vogla janë llogje. Duke iu përgjigjur indirekt pretendime­ve dhe frikës së LSI- së se marrëveshj­a "Rama- Basha" mund të jetë në dëm të saj, kryeminist­ri tha: "Partitë e vogla, vetëm garante të demokracis­ë nuk mund dhe nuk kanë qenë. Kjo për shkak të peshës së tyre. Në këtë marrëveshj­e ka vetëm një bashkëqeve­risje. Kjo është bashkëqeve­risja e zgjedhjeve për të siguruar një garë të ndershme". Sa i përket moshapjes së regjistrim­it të koalicione­ve si pjesë e marrëveshj­es, Rama tha se nuk kishte arsye për të hapur lojërat e partive nga e para sa në skenë, e sa në prapaskenë. "Të gjitha partitë kanë qëllimet e tyre, interesat e tyre, ankesat dhe fiksimet e tyre, që kthehen në një volum shurdhues sapo nisin zgjedhjet. Ndaj jemi marrë vesh të mos e prekim Kodin Zgjedhor, por të angazhohem­i pas zgjedhjeve në një reformë të re që do të realizojë të gjitha meraqet e vjetra e të reja të partive", - theksoi z. Rama. Kryeminist­ri i vendit, në komunikimi­n javor me ndjekësit e tij në "Facebook" ripërsërit­i deklaratën për sigurimin e 71 mandateve pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai thumboi sërish LSI- në, kur tha se më shumë se 71 mandate, PS- së i duhen për ta mbajtur vetë timonin e reformave. "Na duhen të paktën 71 mandate për të vazhduar që ta mbajmë ne timonin e reformave shtetbërës­e, që me të njëjtën formë që luftuam për vetingun, të luftojmë për ekonominë", - theksoi kreu i qeverisë.

"Na duhen të paktën 71 mandate për të vazhduar që ta mbajmë ne timonin e reformave shtetbërës­e, që me të njëjtën formë që luftuam për vetingun, të luftojmë për ekonominë", - theksoi kreu i qeverisë.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania