Gazeta Shqiptare

Shkup: Negociatat për qeverinë e re

-

mentit, duhet biseduar edhe me partitë e tjera për të gjetur gjuhë të përbashkët në drejtimin e vendit dhe ky nuk është ndonjë problem", ka thënë Ahmeti.

BESA: Jo një qeveri me politikanë të inkriminua­r

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka thënë se në asnjë moment nuk do të marrin pjesë bashkë në qeveri me persona të inkriminua­r dhe të cilët janë nën hetim nga Prokuroria Speciale Publike ( PSP). "Nuk do të marrim pjesë në qeveri me njerëz, të cilët janë nën hetim nga PSP me vepra të inkriminua­ra. Këtë e kemi thënë edhe më herët dhe do ta themi edhe tash. PSP duhet t'i proceduroj­ë të gjitha lëndët e atyre që dyshohen se kanë bërë vepra kriminale. Derisa PSP ngre akuza ndaj personave, ne nuk do bashkë qeverisim me të njëjtët persona", është shprehur Kasami.

Sekretari i LR PDSH, Arben Taravari ka thënë se qeveria reformator­e po trajtohet si një qeveri shprese, e cila do ta ndërrojë dis- kursin politik në interes të qytetarëve. Qeveria e re urgjentish­t do të duhet të krijojë mundësi për një sistem të pavarur gjyqësor me këtë rast, krerët e VMRO- së te implikuar në krim te organizuar dhe korrupsion masiv do të duhet sa më shpejt të dalin para drejtësisë dhe të burgosen, thotë Taravari.

Analistët: Qeverinë e re e presin sfida të mëdha

Për profesorin universita­r Alajdin Demiri formimi i kësaj qeverie do të jetë proces i vështirë, për arsye se sjellja e partive politike është e tillë. Disa e japin garancitë, duan të jenë pjesëmarrë­s e disa jo. "Asnjë premtim i Zaevit apo i partive shqiptare, nuk do të mund të realizohet në pretekst të garancive që do të dorëzohen, siç është përdorimi i gjuhës, decentrali­zimi dhe kërkesave tjera. Ky është problem madhor, me të cilën do të ballafaqoh­et ky koalicion. Reformat do të pengohen nga opozita dhe sistemet ligjore, përfshirë këtu edhe Kushtetutë­n, siç janë ndryshimet ne Prokurori, Gjyqësorin", vlerëson Alajdin Demiri.

Analisti politik Risto Nikovski thotë se do të jetë shumë e vështirë për vendin që ta tejkaloj krizën për në periudhë të shkurtër. "Mendoj se tani kemi fillimin e një situate të re dhe shpresoj se do të na nxjerrë nga kriza. Partitë që e formojnë shumicën kanë shumë dallime të mëdha. Mendoj se shumë vështirë do të arrihen reformat e përmendura. Duhet të jemi të vetëdijshë­m se procesi i ndryshimev­e është shumë i vështirë. Nuk duhet të jemi optimist. Na pret një periudhë e vështirë", ka thënë Nikovski.

Analisti Xhenis Sulimani thotë se sfida kryesore e LSDM- së është që të mos përsërisë diçka nga regjimi i mëparshëm. "Nuk besoj se Zaev mund të ketë vështirësi në formimin e qeverisë së re, sepse dy vitet e fundit LSDM ka vepruar si qeveri nën hije. Sfida e tij kryesore është nëse do të arrijë të qëndrojë në maksimën e tij "se ajo që ishte e keqe nga regjimi i mëparshëm, kurrë nuk do të përsëritet". Përvoja nga regjimi i kaluar duhet të merret si leksion për ta aprovuar nga sot e tutje. Nëse Zaev nuk do që ekipi i tij ta përsëris keqqeveris­jen e mëparshme duhet rreth vetes të mbledhë kuadro cilësorë", thotë Sulimani. Në ditët në vijim priten takime mes LSDM- së dhe partive tjera që përbëjnë shumicën parlamenta­re për ndarjen e dikasterev­e me qëllim që qeveria e re të formohet në afat kushtetues prej 20 ditëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania