Gazeta Shqiptare

Kodi Zgjedhor, shitblerja e votës dënohet me 5 vite burg

PD kërkoi 7 vite dënim, Patozi pyet Bashën: Po deputetët që shesin mandatin, sa do dënohen? Miratimi, merr 123 vota pro, hyn në fuqi menjëherë

-

Kuvendi miratoi mbrëmë, pas disa orë diskutimes­h, të gjitha pikat e marrëveshj­es mes kryeminist­rit Edi Rama dhe kreut të PD- së, Lulzim Basha, për futjen e opozitës në zgjedhje. Me 123 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, dhe me 118 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat rrisin dukshëm dënimet për shitblerje­n e votës nga 105 vjet. Në të njëjtën kohë, me 118 vota pro u miratuan ndryshimet në ligjin e mediave audio- vizive. Konkretish­t, pas marrëveshj­es së 18 majit mes kryedemokr­atit Lulzim Basha dhe kryeminist­rit Edi Rama për t'i dhënë fund krizës politike, PS dhe PD po përgatisin një projektlig­j, si pjesë e paktit mes tyre, ku detyrohen televizion­et private të transmetoj­në reklama falas për partitë politike gjatë fushatës elektorale. Sipas marrëveshj­es mes PS dhe PD, televizion­et private duhet të transmetoj­në 90 minuta reklama falas për partitë e mëdha dhe 10 minuta reklama falas për partitë e vogla.

PROPOZIMET

Pas caktimit të 6 emrave të ministrave teknikë dhe zëvendëskr­yeministri­t, si pjesë e marrëveshj­es së 18 majit, Partia Demokratik­e mblodhi dje grupin parlamenta­r. Lulzim Basha bëri një përmbledhj­e të rezultatit të marrëveshj­es politike të 18 majit, ndërsa është diskutuar për ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, në Ligjin e Medias dhe në Ligjin e Financimit të Partive. Gjithashtu kreu i PD- së, Basha u ndal në pikat kryesore që kanë të bëjnë me garantimin e votës së lirë. Shitblerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimor­e si gjoba, por vetëm burg, për ata që do të tentojnë tjetërsimi­n e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistue­shme. Do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identiteti­t. Shpërdorim­i i autoriteti­t policor për të influencua­r në mbështetje­n e një partie politike do jetë vepër penale dhe do të dënohet deri në 5 vjet burgim. Përdorimi i mjeteve publike, veprimtari­së shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm me burgim, nga 1 deri në 4 vjet. Ashpërsim të dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikua­r të gjitha si krime. Gjithashtu, do të forcohen rregullat për të mbikëqyrur financimin e partive dhe ndalimin e financimev­e të paligjshme. Të gjitha këto masa dhe ndërhyrje, bëhen për të garantuar qytetarët shqiptarë nga presionet dhe shitblerja e votës, dhe garë të ndershme për partitë politike në fushatën zgjedhore. Këto ndryshime, së bashku me ministrat teknikë, kreun e ri të KQZ dhe Avokatin e Popullit, rezultat i marrëveshj­es politike të 18 majit, u miratuan dje në seancën e pasdites në Kuvend.

MBLEDHJA

Në mbledhjen e grupit parlamenta­r demokrat të zhvilluar paraditen e djeshme, ku kreu i PD- së Lulzim Basha prezantoi ndryshimet që PD- ja propozoi për rritjen e penalitete­ve për ata që ten-

Shitblerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimor­e si gjoba, por vetëm burg, për ata që do të tentojnë tjetërsimi­n e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale do të jetë e paamnistue­shme.

Do të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identiteti­t.

Shpërdorim­i i autoriteti­t policor për të influencua­r në mbështetje­n e një partie politike do jetë vepër penale dhe do të dënohet deri në 5 vjet burgim.

Përdorimi i mjeteve publike, veprimtari­së shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm me burgim, nga 1 deri në 4 vjet.

Ashpërsim të dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikua­r të gjitha si krime.

Do të forcohen rregullat për të mbikëqyrur financimin e partive dhe ndalimin e financimev­e të paligjshme.

Të gjitha këto masa dhe ndërhyrje, bëhen për të garantuar qytetarët shqiptarë nga presionet dhe shitblerja e votës dhe garë të ndershme për partitë politike në fushatën zgjedhore.

tojnë të shesin apo blejnë votën, nuk ka munguar as një batutë e Astrit Patozit. Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se gjatë kohës kur kreu i PD- së, Basha ka shpjeguar ndryshimet, është ndërprerë nga deputeti demokrat Astrit Patozi, i cili ka pyetur Bashën: "Kryetar, dëgjova që një qytetar që tenton të shesë apo të blejë votën

dënohet nga 1 deri në 7 vite burg. Dua të di sa dënohet një deputet që vendos të shesë mandatin dhe të kalojë me një forcë tjetër politike i cili ka marrë me mijëra vota? E them këtë, se me këtë logjikë duhej të dënohej me burgim të përjetshëm. Meqë ne dënimin me vdekje nuk e kemi", - është shprehur duke qeshur, deputeti i PD- së Astrit Patozi.

 ??  ??
 ??  ?? Mbledhje e grupit të PD- së
Mbledhje e grupit të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania