Gazeta Shqiptare

Votimi, PD- PS e LSI bashkojnë votat për ministrat teknikë

Meta voton kundër shkarkimit të Ahmetajt, pro largimit të Vasilit, ndryshe deputetët Betimi te Nishani, porosia e Bashës për teknicienë­t

-

Ministrat teknikë morën dje votat e parlamenti­t, betimi te Presidenti sot nisin ditën e parë të punës në qeverinë "Rama". Parlamenti i Shqipërisë votoi dje ndryshimet në qeveri si rezultat i marrëveshj­es mes kryeminist­rit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Tri partitë kryesore në vend, Partia Socialiste, Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, në seancën e jashtëzako­nshme bashkuan votat e tyre për të emëruar ndryshimet në kabinetin qeveritar. Zv/ kryeminist­rja dhe 6 ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratik­e morën shumicën e votave në parlament ( mbi 100 vota pro), emërime që vijnë rreth një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të për- gjithshme parlamenta­re. Por kreu i Kuvendit, Ilir Meta surprizoi teksa votoi kundër shkarkimit të ish- ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe pro lar- gimit të ish- ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili, njëherësh edhe kryetar i LSI- së. Ndonëse Gazmend Bardhi u besua si ministri teknik i Drejtësisë me 106 pro dhe 3 kundër, ishin 10 deputetë të LSI- së ata që votuan kundër sh- karkimit të Petrit Vasilit nga ky post. Shkarkimi i ministrit të Financave Arben Ahmetaj u votua me 107 vota pro, 3 kundër, 5 abstenim, ndërsa emërimi i Helga Vukajt në krye të këtij posti u miratua me 116 pro, 2 kundër, 3 abstenime. Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili u votua me 102 pro, 10 kundër, 6 abstenim, ndërsa emërimi i Gazmend Bardhit në krye të këtij posti u votua me 106 pro, 3 kundër, 5 abstenim. Në seancën e jashtëzako­nshme, ku pavarësish­t paktit nuk munguan replikat, fillimisht u votua shkarkimi i Niko Peleshit, Fatmir Xhafajt, Ogerta Manastirli­ut, Olta Xhaçkës, Arben Ahmetajt, Lindita Nikollës dhe Petrit Vasilit. Deputetët e PS- së, nuk bënë Shkarkimi i Peleshit: 106 vota pro Shkarkimi i Xhafajt: 104 vota pro Shkarkimi i Manastirli­ut: 114 pro, 4 kundër, 3 abstenim Shkarkimi i Ahmetajt: 107 vota pro, 3 kundër, 5 abstenim Shkarkimi i Nikollës: 109 vota pro, 1 kundër, 4 abstenim Shkarkimi i Vasilit: 102 vota pro, 10 kundër, 2 abstenim

EMRAT E RINJ

Ledina Mandija: 119 vota pro, 2 kundër Dritan Demiraj: 107 vota pro Arben Beqiri: 118 vota pro, 3 kundër, 4 abstenim Xhuljeta Kërtushaj: 118 vota pro, 3 kundër 2 abstenim Helga Vukaj: 116 vota pro, 2 kundër, 3 abstenim Mirela Karabino: 111 vota pro, 3 kundër, 3 abstenim Gazmend Bardhi: 106 vota pro, 3 kundër, 5 abstenim

rezistencë kur ishte fjala për të zbatuar marrëveshj­en e arritur më 18 maj. Më herët, kryetari i PD- së, Lulzim Basha mblodhi ministrat teknikë në selinë e PD- së, pak orë para votimit në Kuvend, ndërkohë që kreu i shtetit, Bujar Nishani dekretoi shkarkimin e ish- ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj. Mësohet se z. Basha i ka informuar ata për bisedimet me kreun e qeverisë Rama, ndërkohë që i ka porositur që të jenë prezentë në seancën e votimit. Mbrëmjen e së dielës, kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një

takim me kryeminist­rin Edi Rama, ku e njohu këtë të fundit me 6 emrat për ministra teknikë. Rama aprovoi propozimet e PD- së, ndërsa emrat e ministrave të rinj iu përcollën për dekretim Nishanit, i cili i hapi rrugë këtij procesi, ndërsa u miratuan dje edhe në Kuvend. Kështu, në vend të Niko Peleshit, zëvendës- kryeminist­re teknike është emëruar Ledina Mandija. Ndërkohë, ministër i Brendshëm do të jetë Dritan Demiraj, në vend të Fatmir Xhafajt, ndërsa në vend të Arben Ahmetajt është caktuar Helda Vukaj.

 ??  ?? Qytetarë duke votuar në zgjedhjet e kaluara
Qytetarë duke votuar në zgjedhjet e kaluara
 ??  ?? Deputetë të PD- së, dje në seancë
Deputetë të PD- së, dje në seancë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania