Gazeta Shqiptare

Halimi: Ballanca në krah të Ramës, kundër Olldashit

Mbrojti Berishën në gjyq? Reagon ish- ministri

-

zgjodhi dje kreu e ri të Avokatit të popullit, por ish- ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi risolli në kujtesë nëpërmjet një postimi në "FB" kohën e komisionit hetimor "Olldashi kundër Ramës", i cili kishte marrë atëherë avokate Erinda Ballancën. "Erindën e kam njohur në gjykatë si kolege kundërshta­re; unë avokat i Olldashit dhe ajo e Edi Ramës, kur Olldashi e akuzonte për koncertin e Pezës. Olldashi e fitoi gjyqin pak para zgjedhjeve të 2005- ës, por unë kujtoj se Erinda ishte një avokate profesioni­ste ashtu si kolegia e saj Evelina Qirjako, e cila përfaqëson­te Nanon dhe qeverinë në atë kohë. Deri në 2005- ën unë isha avokat dhe ndër të tjerë për- faqësoja eksponentë të PD- së në gjykata, ndërsa Evelina dhe Erinda eksponentë në PS. Unë iu bashkova politikës, Evelina shkoi në Gjykatë të Lartë me votat e PD- së, ndërsa Erinda qëndroi si avokate, duke bërë zgjedhjen e saj gjatë 12 vjetëve. Çdo njeri racional e di se kur sëmuret kërkon mjekun më të mirë, pa e parë se cilin ka mjekuar para tij, të majtë apo të djathtë, dhe njëlloj mendon edhe kur duhet të shkojë në gjyq, zgjedh avokatin që mendon se është më i miri. Ndaj për këtë arsye mendoj se Edi Rama ka zgjedhur atëherë Erindën si avokate. Erindën nuk e kam parë ndonjëherë të hyjë në PD, por ky është tregues për lartësinë e propozimit për të. Lulzim Basha mund të kishte bërë një konkurs- fasadë, si ai para 5 viteve që bëri Edi Rama, ku të kishte zgjedhur? dikë tjetër, ndonjë militant, pasi pa as më të voglin dyshim ka shumë profesioni­stë që janë militantë të PDsë. Por zgjodhi Erindën si një avokate profesioni­ste, civiliste e shkëlqyer, për të cilën jam i bindur se edhe opozita e nesërme do gjejë avokaten e saj, ndaj sot kot janë mërzitur mediat pranë PS- së", shkruan z. Halimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania