Gazeta Shqiptare

Kosovë, 6 parti serbe në zgjedhje: Do bojkotojmë formimin e ushtrisë

Qeveria e Serbisë: Bashkojuni Listës Serbe

-

Projekti

i Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, për formimin e Ushtrisë së Kosovës ka hasur në shumë vështirësi. Fillimisht, ai u kritikua nga ndërkombët­arët, për shkak të synimit të tij për ta realizuar qëllimin edhe me shkelje kushtetues­e. Por natyrisht që, më shumë e frikësuar dhe e prekur nga një hap i tillë është Serbia, e cila është përpjekur në të gjitha mënyrat që ta pengojë. Por duket se shteti fqinj ka gjetur një mënyrë për të bojkotuar krijimin e ushtrisë, kjo nëpërmjet deputetëve serbë në parlament. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë vit në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë do të marrin pjesë 6 subjekte politike serbe, mes tyre 4 parti, 1 koalicion dhe 1 iniciativë qytetare. Subjektet serbe që garojnë në këto zgjedhje janë Lista Serbe e udhëhequr nga Sllavko Simic, Partia Demokratik­e Progresist­e e drejtuar nga Nenad Rashic, Partia Liberale - SLS e Sllobodan Petrovic, Partia Përparimta­re e Kosovës, që udhëhiqet nga Aleksandër Grujic, koalicioni Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandër Jabllanovi­c dhe iniciativa qytetare, Lidhja Patriotike Serbe. Edhe pse të përçarë mes njëri- tjetrit, serbët e Kosovës kanë vetëm një objektiv të qartë, që nuk ngurrojnë ta shprehin: të pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës. Të dielën, liderët serbë kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të Listës Serbe dhe pas takimit, të gjithë u shfaqën të bindur se vetëm Lista Serbe mund ta ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës dhe t'u sigurojë serbëve një jetë më të mirë. "Deputetët e Listës Serbe mund ta parandaloj­në formimin e Ushtrisë së Kosovës. Kur ju dëgjoni kandidatë për kryeminist­ër si Haradinaj, i cili dëshiron të vijë deri në Nish, atëherë duhet që serbët të mos i lejojnë këto deklarata dhe formimin e ushtrisë", - tha pas takimit Aleksandar Vulin, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Vulin është shprehur i bindur se vetëm me Listën Serbe në

Kuvend zëri i serbëve do të mund të dëgjohej. Ai ka bërë të ditur se qeveria e Serbisë në mënyrë unanime do ta përkrahë këtë subjekt për zgjedhjet e 11 qershorit. Kurse, Slavko Simic ka thënë se ata do të synojnë që serbëve në Kosovë t'u krijohen kushte më të mira dhe stabilitet. "Njerëzit duhet ta shohin seriozitet­in dhe legjitimit­etin e njerëzve në Listën Serbe", - tha Simic.

 ??  ?? Aleksandar Vulin, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Aleksandar Vulin, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania