Gazeta Shqiptare

Feja dhe diplomacia: Përgjegjës­ia e feve për paqen

-

edhe nga ministri të tjera europiane.

SHKËMBIM STRUKTUROR

Konferenca e tanishme nuk është "një zgjerim, por një përpjekje e re", thuhet në Ministrinë e Jashtme. Bëhet fjalë për partnerite­te dhe projekte në hapësirën shoqërorec­ivile, atë para politike, për herë të parë për një shkëmbim të strukturua­r me aktorët fetarë. Sociologia e Universite­tit të Heidelberg­ut, Ines- Jacqueline Werkner, që trajton temat e politikës ndërkombët­are dhe studimet e paqes, kujton në këtë kontekst edhe "Marrëveshj­en e Lisbonës" së BE. BE- ja angazhohet aty për një dialog të hapur, transparen­t e të rregullt me kulturat - edhe kjo tregon vlerë- simin për aktorët jopolitikë. Studiuesit e politikës ka kohë që e kërkojnë këtë.

"Në opinionin publik, - thotë Werkner për "Deutsche Welle", - kjo temë perceptohe­t shumë pak", për shkak të fesë si arsye e konfliktev­e. Por përgjegjës­ia për paqen e feve, luan një rol të rëndësishë­m për diplomatët". "Sidomos në rajonet e konfliktit, aktorët fetarë janë personat e vetëm që gëzojnë reputacion në shoqëri të tilla, - thotë ajo. - Ata e njohin gjendjen dhe kanë lidhje me popullsinë lokale".

Konferenca që hap dyert të dielën në mbrëmje ofron edhe shembuj pozitivë. Mes të ftuarve ndodhet edhe Mauro Garofalo, që në komuniteti­n katolik "Sant Egidio" është përgjegjës për marrëdhëni­et ndërkombët­are. Në vitin 1992, aktorët e fesë, jashtë politikës arritën në Mozambik atë që nuk e arriti dot diplomacia botërore. Pas 16 vitesh luftë me mbi 1 milion viktima, ata ndërmjetës­uan një marrëveshj­e të paqes mes palëve në luftën qytetare.

TEATËR E DIPLOMACI

Jo më kot Ministria e Jashtme ka ftuar edhe përfaqësue­s komunalë nga fetë e ndryshme. Nga Sarajeva, dikur multifetar­e, e që dëshiron të ruajë diçka nga një traditë e tillë, ka ardhur myftiu i madh i Bosnjë dhe Hercegovin­ës dhe presidenti i komuniteti­t hebraik të vendit. Nga Guinea, arqipeshkv­i i Conakry- t dhe Imami i madh. Ministria e Jashtme në Berlin kërkon të mbështesë edhe më shumë fushën e kulturës. Kjo ministri dhe Teatri Gorki në Berlin filluan projektin "Korrespond­enca nga Berlini", në vitin 2016, një seri debatesh për rendin e ri botëror dhe problemet që e shoqërojnë. Steinmeier, atëherë ministër i Jashtëm, në fjalimin e tij bëri fjalë për ato forca "që kanë ndikim në lëvizjet e mëdha tektonike të modeleve e përfytyrim­eve tona për rendin botëror". Steinmeier kërkoi angazhim "për një punë të vështirë për një rend të përbashkët". Një vit më vonë, ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel vazhdon në skenën botërore atë që Steinmeier në Teatrin Gorki e përmendi si laborator përpjekjes­h.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania