Gazeta Shqiptare

Koalicion me PS apo PD? Ilir Meta: Krahët e LSI, të hapura për të gjithë

Presidenti i zgjedhur përshëndet zhbllokimi­n e vetingut, bën llogaritë për LSI "S'kemi përfituar nga PS, 16 mandate në 2013, 34 në 2015"

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tashmë edhe president i zgjedhur i vendit, përshëndet­i zhbllokimi­n e zbatimit të reformës në drejtësi, në seancën e së hënës. Në një prononcim për gazetarët te Kryesia e Kuvendit, dje Meta deklaroi: "Të dyja këto mesazhe, pra edhe zgjedhjet me opozitën, zgjedhjet gjithëpërf­shirëse, edhe zhbllokimi i zbatimit të reformës në drejtësi, besoj do t'i shërbejnë së tepërmi një atmosfere edhe më shpresëplo­të për stabilitet­in e vendit, por edhe për çeljen e negociatav­e në një të afërme sa më të shpejtë". Ai vlerësoi angazhimin e të gjithë faktorëve që kontribuua­n në këtë moment të zgjidhjes së ngërçit. Kreu i Kuvendit, i pyetur nga gazetarët nëse ndihet përgjegjës që e çoi Edi Ramën në krahët e Lulzim Bashës, u përgjigj: "Nuk mendoj se vajtja e z. Rama në krahët e z. Basha ishte diçka kaq e sforcuar. Duket që është diçka interesant­e dhe pozitive, dhe LSI- ja ka luftuar që ata të dy si përfaqësue­s të dy forcave kryesore politike, të cilët natyrisht kishin edhe përgjegjës­inë kryesore për konfliktin e krijuar, përmes dialogut të gjenin një zgjidhje".

KOALICIONE­T

Ai sqaroi edhe çështjen e shumëdisku­tuar të koalicione­ve. "Krahët e LSI- së janë të hapura për të gjithë", - u shpreh Meta, i pyetur nëse krahët e LSI- së janë apo jo të hapura për Edi Ramën. E më tej, i pyetur edhe për PD- në, Meta tha se krahët e LSI- së "janë të hapura për të gjithë". "Mund të them që LSI- ja duhet edhe të falënderoj­ë të dy kryetarët e partive për këtë përjashtim, që ata nuk e kanë bërë me qëllim, por për shkak të kohës ndoshta të ngushtë të koalicione­ve. Pasi vërtet kjo dëmton disa parti, e sidomos partitë e reja, por kam dëgjuar shumë komente qëllimkeqe që duan të krijojnë idenë sikur është bërë një marrëveshj­e kundër LSI- së. Në fakt, kjo është marrëveshj­a që ndihmon shumë dhe favorizon shumë LSI- në. Mjafton t'ju them që në mënyrë shumë të qartë me rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015, LSI- ja merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin.

Po të kthehemi në realitetin e sotëm mbas dy vjetësh, kuptohet që rritja do të jetë në një progresion ndoshta të pamenduar: mjafton t'ju them që sipas 2015ës ka të paktën 7 mandate të sigurta në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan, 3 në Korçë, e shumë

qarqe të tjera", - u shpreh Meta. Ai tha se "edhe për vitin 2013 LSI- ja nuk ka përfituar nga PS- ja. Përfitimi ka qenë reciprok, sepse LSI- ja ka marrë 180 mijë vota, ndërkohë që ka marrë 16 mandate. 16 mandate në 2013, 34 mandate në 2015". "Unë thashë që ka garë,

sepse mund të mos kishte garë. Të kishte garë, ju thoni pse nuk u bë një koalicion LSI- PS përpara? Pse u vonua LSI- ja? Si do të hynte LSI- ja në një koalicion me PS- në për të mundur kë apo jo? Tani çdo gjë është shumë e bukur. Ka garë, ka demokraci. Do të ketë surpriza dhe, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deklaroi dje se në qeverinë e shtatorit LSI- ja do të hyjë si aksionere, dhe se ky është një fakt i pakundërsh­tueshëm sot. Gjatë një takimi në Manzë të Durrësit me struktura të LSI- së, Koka tha se verdikti i qytetarëve, do të vendosë mbi të gjitha për ardhmërinë e tyre, dhe ata do të votojnë për atë forcë politike që ka veshë t'i dëgjojë dhe duar t'i ndihmojë.

pa dyshim, kjo është në të mirë të demokracis­ë dhe të çdo qytetari", - theksoi Meta. Në lidhje me mundësinë e një koalicion LSI- PD pas zgjedhjeve, Meta tha se "nuk i dihet nëse këto janë çështje të kryesisë së LSI- së. Unë surprizë në radhë të parë konsideroj rezultatin e

 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania