Gazeta Shqiptare

Vasili: PS- PD le të bëjnë aleancë, po bëjnë si dashuri pas mureve

Kreu i LSI- së: Ftoj në debat televiziv Ramën e Bashën

-

i LSI- së, Petrit Vasili deklaroi dje se LSI nuk ka përfituar asnjëherë nga PS, madje në zgjedhjet e kaluara ka humbur dy mandate nga koalicioni me këtë parti. I ftuar në emisionin "Opinion", të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i LSI- së, Petrit Vasili ka ftuar në debat televiziv Ramën e Bashën, duke u shprehur se është i gatshëm të përballet me ta. Ai ka folur lidhur me marrëveshj­en Rama- Basha dhe nëse është goditur LSI nga ky pakt. "Unë nuk kam komunikuar me Ramën për çështjen e marrëveshj­es. Ka qenë një vullnet publik javë e javë më parë. Gatishmëri­a jonë për zgjedhjen e krizës ka qenë e fortë. Secili ka bërë sakrificat e veta", u shpreh Vasili ndër të tjera. Në lidhje me një koalicion PS- LSI, Vasili tha: "Të mos presin, le ta bëjnë që tani koalicioni­n. Meqë e kanë me kaq merak, ne nuk kemi asnjë merak. LSI nuk ka asnjë merak, LSI do të dalë forcë e parë. Ta bëjnë hapur koalicioni­n, se po e bëjnë si një dashu- ri që bëhet prapa mureve", ka deklaruar Vasili. Ai tha se raportet e tij me Ramën janë korrekte, ndërsa me zotin Basha nuk ka asnjë lloj raporti. "Ne e kemi ndihmuar shumë atë, sepse nëse opozita nuk hynte në zgjedhje, do të ishte përgjegjës­i kryesorë. Ne jemi të fituarit e mëdhenj nga kjo marrëveshj­e", u shpreh kreu i LSI- së. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se "nëse LSI del forcë e parë, a do të lëre Meta Presidencë­n për t'u bërë kryeminist­ri i vendit", kreu i LSI- së, Petrit Vasili është shprehur se nëse ndodh kjo, do të jetë ai kryeminist­ër dhe jo Meta. Vasili tha më tej se zgjedhjet do të udhëhiqen prej tij dhe jo nga Meta.

 ??  ?? Ilir Meta, president i zgjedhur
Ilir Meta, president i zgjedhur
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania