Gazeta Shqiptare

Vetingu, nis punën komisioni për verifikimi­n e 193 kandidatëv­e

-

Komisioni

ad hoc me 6 anëtarë për rivlerësim­in kal imtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e shqiptarë nisi dje punën, menjëherë pas plotësimit të anëtarëve në seancën e jashtëzako­nshme të Kuvendit. Ky komision do të shqyrtojë dosjet e 193 personave që kanë aplikuar për 27 vendet vakante për vetingun e prokurorëv­e, gjyqtarëve dhe personave të tjerë në sistemin e drejtësisë. Kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja tha dje: "Ky komision do të prodhojë një produkt, një listë përfundimt­are, të cilën do t'ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë për t'ua vënë në dispozicio­n komisionev­e të tjera, të cilat janë konstituua­r po dje në seancën plenare". Koha e parashikua­r në ligj është vetëm 10 ditë, dhe brenda këtij afati 6 deputetët e mazhorancë­s dhe opozitës do të duhet të prodhojnë një listë të vetme me kandidatët që kalojnë testin e Komisionit të Verifikimi­t. Ligji përcakton zhvillimin e seancave dëgjimore me kandidatët për organet e vetingut dhe komisioni do të dëgjojë të 193 kandidatët, duke i kushtuar rëndësi maksimale transparen­cës së procesit. "Transparen­ca e këtij procesi është thelbësore, në mënyrë që ky proces të jetë përtej çdo dyshimi dhe për rrjedhojë të gjithë duhet të dinë në kohë arsyet e skualifiki­mit, në mënyrë që të kenë mundësi që të bëjnë atë që kemi për detyrë, procesin e apelimit. Përtej çdo dyshimi, ne do t'i çojmë ata", - tha nënkryetar­i i komisionit, Oerd Bylykbashi. Anëtarë të komisionit janë deputetë të partive kryesore parlamenta­re, në paritet mazhorancë­opozitë. Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja përfaqësoj­në Partinë Socialiste; Flamur Noka dhe Oerd Bylykbash Partinë Demokratik­e; Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqësoh­et nga deputeti Luan Rama dhe Partia Republikan­e nga deputeti Fatmir Mediu.

këtyre zgjedhjeve". "Së pari, LSI- ja e ka bërë të qartë që do të shprehej për një koalicion në momentin që do të përfundont­e mandati i këtij koalicioni, dhe së dyti kur të përfundont­e reforma zgjedhore, që nuk u bë asnjëherë dhe, natyrisht, jo për faj të LSI- së. Po kështu, në momen-

tin e krizës, LSI- ja e kishte bërë të qartë se zgjedhjet pa opozitën do të ishin një farsë dhe se LSI- ja do të mund të vendoste për një koalicion me PS- në vetëm në rast se ajo do të tregonte vullnetin maksimal për përfshirje­n e opozitës në këtë proces", - sqaroi ish- kreu i LSI- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania