Gazeta Shqiptare

Vetingu, Rama: Zullumqarë­t, në burg

Kreu i qeverisë në Durrës: PS merr 91 deputetë nëse votojnë vetëm gratë, 71 mandate na duhen patjetër "PD nuk di të bëjë shtet, kthimi është kërcënim për vendin"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje nga Durrësi se me nisjen e zbatimit të vetingut "do të hyjnë disa në burg". Në një takim me gratë e Durrësit, kryeminist­ri Edi Rama u shpreh: "Pyetja që bëhet është a do të hyjë njeri në burg? Në burg duhet të shkojnë zullumqarë­t, deri tani politikanë­t e korruptuar kanë qenë të lidhur me gjyqtarët e korruptuar. Kur më thonë e bëtë marrëveshj­e për të shpëtuar njëri- tjetrin më vjen edhe për të qarë, edhe për të qeshur, pasi po të ishte kështu, do ishte bërë dhe nuk do të kishte njeri në çadër për të mos u bërë. Këtu jemi të gjithë kushërinj, por me prokurorë dhe gjykatës amerikanët dhe europianët do të jetë ndryshe". Në këtë bashkëbise­dim me gratë durrsake, Rama u shpreh: "Nëse votojnë vetëm gratë, PS shkon në 91 deputetë në 25 qershor. 65% e grave në vend votojnë për Partinë Socialiste. Burrat thonë duam shtet, por e duan për të tjerët dhe jo për vete. Unë besoj se ne kemi të drejtë t'u themi grave dhe vajzave që të votojnë PS, sepse këtu nuk është në lojë fati i partive, por fati i Shqipërisë. Lulin dhe PD i keni dhe nuk i bëni asnjë dëm që ata të rrinë në opozitë. Më mirë me ne", -

Kryeminist­ri Edi Rama do të jetë sot në Bruksel në një darkë joformale, i ftuar nga përfaqësue­sja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Rama do të jetë pjesë e kësaj darke, ku janë ftuar gjithashtu edhe disa kryeminist­ra të Ballkanit: kryeminist­ri i Kosovës Isa Mustafa, i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi Dushko Markoviç dhe i Bosnjë e Hercegovin­ës, Deniz Zvizdiç. Po kështu, dje u njoftua se pjesë e darkës do të jetë edhe i mandatuari për formimin e qeverisë së Maqedonisë, kryetari i LSDM- së, Zoran Zaev. Siç lajmëron korrespond­enti i MIA- s nga Brukseli, citon ' TV 21' i Kosovës, nga kabineti i Mogherinit në kuadër të Shërbimit evropian për punë të jashtme ( EEAS), ft- tha Rama. Duke folur për arritjet e PS- së, Rama u shpreh: "Ne kemi ende shumë për të bërë dhe kemi vënë bazën. Sikur paratë që janë shpenzuar për ujësjellës në çerek shekulli të ishin përdorur me mend do ishin ndërtuar ujësjellës­it e Shqipërisë. Sot ka ende zona që nuk kane ujë. Në 2013 Shqipëria kishte vetëm 120 mijë kanale kulluese, ndërsa sot janë 220 mijë hektar tokë bujqësore që ujitet. Është ulur importi, sepse është rritur prodhimi vendës. Këtyre jepu një kanal, po nuk ta bllokuan për një dimër. Jam i bindur se ne nuk mund t'u themi njerëzve se mund të bëjmë çudira, por një provë ua kemi dhënë. Ne dimë të bëjmë shtet, kurse ata dinë të shkatërroj­në shtetin. Dhe për të bërë shtetin na duhet vota", - u shpreh Rama. "Kthimi pas te PD është kërcënim. Kë do më tregoni, Lulin në Tiranë? Një gjë e bëri mirë, gjumë për 7 palë qejfe, apo Saliun, nga ta kapim? Nga energjia... Demokratët të na japin votën ne, i trajtuam me përkushtim për t'i nxjerrë nga rruga qorre ku kish- Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj, një ditë pas miratimit të vetingut, reagoi në ' FB', ku shkroi: "Votimi i komisionev­e të vetingut është një hap tejet i rëndësishë­m dhe i domosdoshë­m për rrugën tonë drejt së ardhmes, Bashkimit Europian dhe Shqipërisë që duam". Sipas tij, efektet pozitive të zgjidhjes së krizës ndihen në ekonomi".

in hyrë. Nëse i jepni PS 71 mandate timoni i sigurt, nëse nuk i jepni 71, PS mund të ketë timonin, por kushedi sa mund të ketë në prehër", deklaroi ai.

"Kjo ishte kënaqësi e madhe sepse vetingu fitoi si rezultat i një marrëveshj­e

që u bë për Shqipërinë. Kur më thonë lëshove shumë se morën shumë ministra, iu them se me ato që fitoi Shqipëria hallall ministrat deri më 25 qershor. I futa në qeveri që më 26 qershor të mos thonë prapë na i vodhët. Pra, të pranojnë rezultatin", - vijoi kryeminist­ri. Më herët, Rama ishte me fermerë në Manëz. Edhe në këtë takim ai foli për seancën e djeshme, ku u zhbllokua vetingu. "Vetëm kur pallati i drejtësisë të pastrohet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, atëherë do fillojë drejtësia e re, përpara të cilës do të jenë të gjithë të barabartë dhe atëherë, edhe politikanë­t që kanë bërë zullume, për të cilat drejtësia do t'iu kërkojë llogari, do të paraqiten përpara drejtësisë dhe do të marrin ndëshkimin e merituar. Kjo është reforma në drejtësi!", sqaroi Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Durrës
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Durrës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania