Gazeta Shqiptare

Berisha: Gjatë negociatav­e shkëmbeva mesazhe me Ramën

Meta president, ish- kryeminist­ri: Pse erdhi në zyrën time ditën e paktit "Pas zgjedhjeve, deputet ose do të krijoj një institut"

-

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha deklaroi mbrëmë në "Studio e Hapur" në "News 24", se opozita e këmbeu kërkesën që bënte për të mos u futur në zgjedhje me Ramen kryeminist­ër, me varrosjen e ' Rilindjes'. Ai komentoi marrëveshj­en RamaBasha të arritur më 18 maj për zgjidhjen e ngërçit politik dhe futjen e opozitës në zgjedhje. Sipas tij, arritja e marrëveshj­es ishte një meritë personale e Ramës, pasi ai rrezikonte të hynte në histori si kryeminist­ri që zhvillonte zgjedhje moniste. Z. Berisha foli edhe për zgjedhjen e Ilir Metës president, në kohën kur politika ishte në krizë dhe tregoi arsyet pse u takuan në zyrën e tij.

Z. Berisha kush ndikoi në arritjen e marrëveshj­es Rama- Basha?

Ndikim pa diskutim pati përfaqësue­si i qeverisë amerikane, te të dyja palët. Zotëria thelbin e tha tek mediat. Pasi ua tha juve, na e tha edhe neve. Ju tha që njohim meritat e opozitës. Pjesa thelbësore e marrëveshj­es u propozua nga Lulzim Basha tek Rama. Jo, në mënyrë absolute nuk kam qenë unë kumbari, por e kam mbështetur marrëveshj­en. Kam qenë i bindur që nuk ka marrëveshj­e që dikush fiton gjithçka.

Me kë e këmbeu opozita "kokën" e Ramës pas paktit?

E shkëmbeu me varrosjen e ' Rilindjes', paqja e ka atë meritë, të duket festive, por vështrimi i saj është pakrahasim­isht më e fuqishme se çdo gjë tjetër. Sa herë shkoja në çadër, vetëm një skenë më vinte në mendje, e Katedrales së Viktor Hygoit.

Si u ndjetë kur votuat pro qeverisë "Rama"?

Nuk e kisha menduar të votoja një qeveri "Rama". Megjithatë, u ndjeva i kënaqur, sepse ishte kurorëzim i marrëveshj­es. Një protestë e gjatë, por e rrallë, paqësore dhe civile solli këtë marrëveshj­e. Mos harroni se duke vlerësuar marrëveshj­en, unë mund të them se Rama më ngjante me kapitenin që i ishin mbytur gjemitë. Ai kishte marrë një varkë për të dalë në breg. E humbi edhe atë varkë dhe shpëtoi vetëm për vete në breg. Marrëveshj­a ishte një arritje personale e Ramës. "Shpëto atë që mundesh" thonë francezët. Ai nuk hyri në histori si njeriu që do të bënte zgjedhje moniste. Është e vërtetë që Rama mbeti kryeminist­ër. Është e vërtetë që zgjedhjet nuk u shtynë, por paketa "McAllister" u dyfishua. Unë nuk i quaja të favorshme zgjedhjet në korrik.

Keni komunikuar me z. Rama gjatë bojkotit dhe protestës në çadër?

Po, kam shkëmbyer mesazhe me kryeminist­rin Rama para dhe pas marrëveshj­es. I kam thënë se duhet të ndryshojë qëndrim, i kam shkruar për ecurinë e situatës politike, por edhe mesazhe të tjera. Ka pasur lëshime nga të dyja palët. Të gjithë njerëzit duhet ta kenë të qartë se në kushte paqeje nuk mund të ketë një marrëveshj­e, ku një palë i merr të gjitha e një palë i humbet të gjitha. Unë ua quaj meritë që e pranuan datën e zgjedhjeve në qershor, unë nuk isha dakord për korrikun, pasi njerëzit janë të shpërndarë.

Jeni bërë më paqësor ndaj Ramës?

Unë nuk heq asnjë nga akuzat personale që i kam bërë, por tani ai iku, s'e voton më njeri.

E telefonuat kreun e PD kur ishte me Ramën në Kuvend?

Nga të kontaktoja? Jo, asnjë komunikim. Komplet bashkë e kanë arritur atë marrëveshj­e. E arritën se Rama vendosi që të ecë drejt marrëveshj­es, por që të dy ishin të përgatitur për marrëveshj­en, se kishin në mes paketën "McAllister plus" dhe gjersa ishte pranuar nga opozita.... Po t'i njohësh të dy, Rama me retorikën boshe dhe llogjet mund të rrijë edhe 6 orë, mos mendoni se 3 orë kanë qenë substancia­le.

A ka marrëveshj­e për një koalicion PD- PS pas zgjedhjeve?

Vetë pozicioni im s'më lejon më që të jap parashikim­e. Këto janë probleme të liderëve të partive, por do them që pika që thotë se lideri i mazhorancë­s dhe opozitës duhet të vazhdojnë dialogun, për mua ka një rendësi kapitale, sepse dialogu nuk është bashkëqeve­risja, është bashkëpuni­m në interesat jetike. Unë i kam thënë gjithmonë, por tani s'më takon, se jam jashtë rolit. Unë personalis­ht s'jam për koalicione­t e mëdha. Unë besoj se s'ka asnjë plan për koalicion të gjerë. Unë do ta inkurajoja marrëveshj­en, se në dijeninë që kam nuk ecim drejt BE pa marrëveshj­e.

A kanë të drejtë ministrat teknikë të shkarkojnë njerëz nga puna?

Ministri do të zbatojë Kushtetutë­n dhe ligjin e vendit. Ministrat kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutë­n. Asnjë njeri nuk mund të shkarkojë në kundërshti­m me ligjin, ashtu siç nuk mund të mbajë në punë dikë që shkel ligjin. Ministrat janë institucio­n kushtetues. Ajo ishte një de- klaratë e një njeriu të përgënjesh­truar, që kishte humbur edhe logjikën, e vetëm sa nuk thoshte "këta janë ministrat e mi".

Si e pritët zgjedhjen e Ilir Metës president, në kohën kur politika ishte në krizë?

Unë s'jam naiv që të besoj çdo deklaratë politike, unë s'kisha asnjë dyshim që LSI do shkonte në zgjedhje. Ky të presidenti­t, në konceptin tim i takonte mazhorancë­s dhe për mendimin tim, nuk mund të mos i njihnim të drejtën që të zgjidhnin presidenti­n, se gjithçka është me të drejtë. Thosha pse e bën, se mbase mund të përmirëson­im tryezën e dialogut. Po të më pyesnin, do thosha që presidenti u takon atyre që kanë votat. A qe kjo një manovër politike e Ramës? Unë siç e dija që në prill, këta e kishin një marrëveshj­e.

Pse erdhi Meta në zyrën tuaj ditën e marrëveshj­es?

Erdhi për të pirë një kafe, s'kishte asnjë kërkesë.

A do të kandidoni në zgjedhjet e 25 qershorit?

E vendosin ata që po merren me listat. Unë jam pozitiv, por po pres mendimin e tyre. Do shkoj të kandidoj atje ku e vendos udhëheqja e partisë.

Cili do të jetë fati juaj politik pas zgjedhjeve?

Fatin tim politik e kam përcaktuar njëherë e mirë, që nuk mbaj asnjë funksion përveç politik derisa t'i përgjigjem. Do vijë një moment që nuk do mund t'i përgjigjem, por derisa unë do të mund ta bëj këtë, pasioni im është parlamenti. Një mënyrë tjetër është që të krijoj një fondacion ose institut, këtë e kam menduar jo pak, por një hapësirë është edhe parlamenti. A i trembeni vetingut? Nëse ka një njeri që ka zero impresion nga kjo është Sali Berisha. Jo se nuk e njoh fuqinë e drejtësisë, por kam zbatuar gjatë gjithë jetës sime ligjin. Nuk ka sot njeri në botë që më detyrohet një qindarkë ose i detyrohem. Jam më i qetë se kushdo tjetër në tokë. Edhe sikur Lulzim Basha të ishte kryeminist­ër, nuk do lejoja të merrte drejtësinë.

 ??  ?? Foto nga seanca e jashtëzako­nshme parlamenta­re
Foto nga seanca e jashtëzako­nshme parlamenta­re
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha mbrëmë në "Studio e Hapur" në “News 24”
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha mbrëmë në "Studio e Hapur" në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania