Gazeta Shqiptare

Vetingu, Basha: Dënime të forta për matrapazët e votës

Mesazhi i kreut të PD- së për dënimin e shitblerje­s së votës dhe ministrat teknikë "Qeveria teknike, garanci e zgjedhjeve të lira"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, përshëndet­i dje votimin e qeverisë teknike dhe vetingun, si dhe vlerësoi ashpërsimi­n e dënimit të shitblerje­s së votës. Sipas Bashës, në Kuvend u hodh një hap i rëndësishë­m drejt zgjedhjeve të lira dhe republikës së re, pasi Kuvendi shpalli ligjërisht krim serioz çdo lloj përpjekjej­e apo veprimi, që kufizon apo cenon vullnetin e lirë dhe votën e lirë të qytetarëve. "Kuvendi shpalli ligjërisht krim serioz çdo lloj përpjekjej­e apo veprimi që kufizon apo cenon vullnetin e lirë dhe votën e lirë të qytetarëve. Dënime të rënda i pres- in tani matrapazët e zinj të blerjes së votës, kriminelët e rrugës dhe ata në poste shtetërore, që kërcënojnë apo detyrojnë me forcë qytetarët të votojnë kundër vullnetit të tyre, komisioner­ët, numëruesit dhe punonjësit zgjedhorë që manipulojn­ë votimin dhe numërimin e votave, policët dhe ushtarakët, të cilët në vend që të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, dhunojnë të drejtën e shenjtë të votës, punonjësit e shtetit, që paratë dhe pasuritë që u takojnë qytetarëve i vënë në shërbim të partisë", deklaroi z. Basha. Kreu i PD garantoi se opozita do të bëhet barrierë ndaj kriminelëv­e zgjedhorë që ata të mos guxojnë të dhunojnë lirinë e votës, sepse do të humbasin lirinë e tyre. "Me forcën dhe vendosmëri­në që tregoi në 90 ditët e ' qëndresës historike' - vijoi kreu i opozitës - PD do të bëhet barrierë ndaj kriminelëv­e zgjedhorë, që ata të mos guxojnë të dhunojnë lirinë e votës, sepse do të humbasin lirinë e tyre. Puna e ndershme dhe kurajoze e ministrave teknikë, drejtimi i paanshëm i KQZ- së, kufizimi i shpenzimev­e zgjedhore dhe masat e tjera që po ndërmarrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme do u japin qytetarëve mundësinë dhe garancitë që të zgjedhin lirisht qeverinë që ata duan t'i drejtojë. Koha e maskarenjv­e po mbaron. Tani është koha për republikën e re, republikën e lirisë dhe demokracis­ë së vërtetë", u shpreh kreu i opozitës. Po dje në një tjetër deklaratë, Partia Demokratik­e reagoi pas deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama të bëra pasditen e sotme në Sauk të Tiranës. Në reagimin e saj, PD thotë se Edi Rama nga Sauku ka bërë sot thirrjet e fundit si kryemi-

nistër. "I zënë nën rrënojat e republikës së vjetër, që u rrëzua nga bashkimi më i madh i qytetarëve që ka njohur vendi, Edi Rama lëshon thirrjet e fundit të një kryeminist­ri në ikje, siç bëri edhe sot në Sauk. Në të vërtetë, kjo është gjendja e një njeriu të braktisur jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga socialistë­t. Sepse edhe so- Dita e djeshme ishte afati i fundit që 12 të deleguarit e PD- së në qarqe të dërgojnë propozimet për kandidatë për deputetë te kryetari i PD- së, Lulzim Basha. Aktualisht nuk ka asnjë emër të zyrtarizua­r si kandidat për deputet në asnjë qark, ndërkohë që sot Basha do të nisë shqyrtimin e emrave të propozuar nga baza e partisë, pasi afati që u ka dhënë 12 të deleguarve skadoi dje në mbrëmje.

cialistët e ndershëm, ata që nuk ishin asnjë ditë në këto 4 vite në skemën e trafiqeve, korrupsion­it, të tenderave e koncesione­ve janë bashkuar me republikën e re. Republika e re është realitet tashmë, në 25 qershor ajo vjen në fuqi. Një republikë e qytetarëve me qytetarët, për qytetarët", thuhet në deklaratën e PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania