Gazeta Shqiptare

Në gjyq me Tatimet, ja si të përfitoni nga falja e detyrimeve

Procedura e "pajtimit" Tatime- biznes, u fshihen detyrimet edhe bizneseve me shkelje Detyrimet që fshihen deri në fund të vitit

-

Tatimpague­sit e përf shirë në një proce durë ankimimi, nëse do të duan të përfitojnë nga ligji i faljes, më parë do të duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, aktin e heqjes dorë nga ankimi administra­tiv ose nga e drejta e padisë, ankimit e rekursit. Kjo është formula për të përfshirë në ligjin e faljes edhe bizneset që janë në gjyq me Tatimet. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve bën të ditur për të gjitha bizneset se, në zbatim të nenit 11, të ligjit nr. 33/ 2017, "Për pagesën dhe fshirjen, shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transporti­t pas fshirjes, shuarjes së detyrimeve tatimore", përfitojnë falje të detyrimeve.

NJOFTIMI

"Tatimpague­si, i cili është në proces ankimi administra­tiv ose gjyqësor për detyrimet tatimore, i nënshtrohe­t procedurës së faljes, nëse ai heq dorë nga ankimi administra­tiv ose nga e drejta e padisë/ ankimit/ rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administra­tive kompetente", - thuhet në njoftimin e Tatimeve. Për të përfituar nga ligji i faljes deri në fund të vitit, tatimpague­s- it e përfshirë në një procedurë ankimimi, nëse do të duan të përfitojnë nga ky ligj, më parë do të duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, aktin e heqjes dorë nga ankimi administra­tiv ose nga e drejta e padisë/ ankimit/ rekursit. Aktet e dorëheqjev­e, më pas dërgohen nga Drejtoritë Rajonale në adresë të strukturav­e përkatëse të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, me qëllim përfshirje­n në faljen automatike që do të bëhet në sistemin elektronik.

TAKSAT

Të gjithë ata që kanë deklaruar me vonesë deklaratat e sigurimeve, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, të pasqyrave financiare apo destinimit të fitimit, mund të përfitojnë nga drafti i fundit i faljes fiskale, i cili parashikon fshirjen e gjobave prej 10 mijë lekësh për deklaratë, që vë automatiki­sht sistemi, në rast vonese apo mosdeklari­mi të tyre. Falen edhe gjobat e listëpages­ave që ka vendosur sistemi. Në ligj është parashikua­r edhe afati kohor për të përfituar. Të gjitha deklarimet e padorë- zuara duhet të mbyllen deri në fund të qershorit të këtij viti. Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Financave, janë gjithashtu objekt i fshirjes sipas këtij ligji, detyrimet tatimore të mëposhtme, pavarësish­t periudhës tatimore që i përkasin: - dënimet administra­tive ( gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara sipas ligjit "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, të llogaritur­a deri në datën 31.12.2016; - dënimet administra­tive ( gjobat) për mosdeklari­m në afat, për deklarata të padorëzuar­a, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2017.

Taksat e papaguara nga biznesi dhe individët, që i përkasin periudhës para 31 dhjetorit të vitit 2010, do të falen plotësisht. Në draftin përfundimt­ar të qeverisë mësohet se, falja e pjesshme e detyrimeve tatimore është një projekt i nisur në verën e vitit të kaluar, por që pritet të finalizohe­t vetëm tani, pak muaj para zgjedhjeve. Drafti parashikon që të gjitha detyrimet e lindura para 31 dhjetorit 2010 të falen plotësisht, pavarësish­t llojit të tyre, përveç kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetëso­re. Për këtë kategori falen vetëm gjobat dhe kamatëvone­sat.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania