Gazeta Shqiptare

BE: Pronat, informalit­eti dhe korrupsion­i po pengojnë investimet

-

Përfaqësue­s

të shteteve anëtare të BEsë, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane u takuan me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për dialogun vjetor të politikave ekonomike. Programet e Reformës Ekonomike 2017 të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia përshkruaj­në kuadrin makroekono­mik dhe fiskal afatmesëm, si dhe një gamë të gjerë reformash strukturor­e për rritjen e konkurrenc­ës dhe zhvillimin afatgjatë. Programet mbulojnë periudhën 2017- 2019. Dialogu mbi qeverisjen ekonomike me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë synon t'i përgatisë ato për pjesëmarrj­en e ardhshme në koordinimi­n e politikave ekonomike të BE- së dhe reflekton deri diku procesin e Semestrit Evropian në nivelin e BE- së. Pjesëmarrë­sit kujtuan angazhimin për krijimin e një seti të ri udhërrëfye­sish të përcaktuar politikë për të mbështetur përpjekjet për përmbushje­n e kriterit ekonomik të Kopenhagës. Në këtë kontekst, pjesëmarrë­sit vunë gjithashtu në dukje lidhjet mes progresit në çështjet e shtetit ligjor/ lirive themelore dhe përmirësim­it të qeverisjes ekonomike dhe sistemit gjyqësor. Dialogu do të vazhdojë në vitin 2018, në lidhje me zbatimin e këtyre konkluzion­eve. "Vendi po përjeton një përmirësim gradual ekonomik që pritet të vazhdojë në periudhën 2017- 2019. Konsolidim­i fiskal e ka reduktuar deficitin e buxhetit në një nivel të ulët të zgjatur në vitin 2016, ndërsa planet rregullues­e fiskale për tri vitet e ardhshme pritet të jenë të moderuara, por të mjaftueshm­e për të vazhduar reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB- së, në përputhje me rregullat fiskale të miratuara kohët e fundit. Raporti i huave të këqija ka mbetur i lartë, me gjithë zbatimin e pjesshëm të strategjis­ë për zgjidhje dhe futjen e zbritjeve të detyruara nga taksat".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania