Gazeta Shqiptare

Llalla: Grushti i shtetit në Turqi, hetimet shtrihen në vendin tonë

Kryeprokur­ori: Hoqëm nga lista deputetët e inkriminua­r Dyshime se autorët qëndrojnë pas bizneseve

-

Personat e përfshirë në grushtin e shtetit kundër Erdoganit në vitin e shkuar në Turqi, mund të fshihen edhe në Shqipëri". Kështu deklaroi dje kryeprokur­ori Adriatik Llalla, duke theksuar se institucio­ni që ai drejton ka nisur hetimet, pas shqetësime­ve të ngritura nga Turqia, si dhe po verifikohe­t çdo informacio­n i sjellë nga autoritete­t e këtij vendi. Sipas tij, hetimi pritet të përfshijë edhe bizneset turke me aktivitet në Shqipëri, pasi ka dyshime se puçistët fshihen pas tyre. "Prokuroria turke kërkoi bashkëpuni­me të mëtejshme me strukturat e prokuroris­ë shqiptare për hetime në rastet që ata dyshojnë se elementë të përfshirë në këtë grusht shteti mund të fshihen edhe në Shqipëri. Dyshimet e autoritete­ve turke janë se autorë të këtij grushti shteti të organizuar në Turqi mund të jenë edhe persona që fshihen pas bizneseve", - tha Llalla. Numri 1 i organit të akuzës theksoi se autoritete­t turke kanë sjellë informacio­ne të plota rreth të dyshuarve, por refuzoi të jepte të dhëna, duke i konsiderua­r ato sekret hetimor. Këtë deklaratë, Llalla e bëri dje për mediat, vetëm pak ditë pas takimit që pati me Prokurorin e Përgjithsh­ëm të Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca. Ishte ky i fundit që i kërkoi Llallës bashkëpuni­m mes autoritete­ve për hetimin e ngjarjeve që ndodhën në Turqi në korrikun e vitit të shkuar. Ndërkaq, deklarata e kryeprokur­orit erdhi pas konferencë­s ndërkombët­are me temë "Qasjet e reja hetimore ndaj organizata­ve kriminale që përdorin internetin", e cila solli për herë të parë në Tiranë kryeprokur­orët e rajonit dhe më gjerë.

DEKRIMINAL­IZIMI

Kryeprokur­ori Llalla tha dje, se në listën paraprake të kandidatëv­e për deputetë të Partisë Socialiste kishte persona me rekorde kriminale. Duke refuzuar të jepte emra konkretë, Llalla theksoi se të inkriminua­rit tashmë janë jashtë gare. Ai tha vetëm se, "vetë kryeminist­ri i vendit tonë kërkoi verifikim për kandidatët, ku 2% e tyre rezultuan në konflikt me ligjin". "Rama na e solli paraprakis­ht listën, dhe ne konstatuam që disa persona prekeshin nga ligji i dekriminal­izimit. Këta individë, kemi konstatuar se nuk janë përfshirë në listën përfundimt­are të kandidatëv­e", - tha kryeprokur­ori. Ai shtoi më tej, se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Ko- misioni Qendror i Zgjedhjeve për verifikimi­n e kandidatëv­e për deputetë,

HEQJA E KANDIDATËV­E

"Rama na e solli paraprakis­ht listën, dhe ne konstatuam që disa persona prekeshin nga ligji i dekriminal­izimit. Këta individë, kemi konstatuar se nuk janë përfshirë në listën përfundimt­are të kandidatëv­e", - tha dje, kryeprokur­ori Adriatik Llalla. Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga KQZja për verifikimi­n e kandidatëv­e për deputetë, nëse preken ose jo nga ligji i dekriminal­izimit. nëse preken ose jo nga ligji i dekriminal­izimit. Megjithatë, ai theksoi se prokuroria, sipas detyrimeve ligjore, është duke hetuar rreth kandidatëv­e Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla mori pjesë dje në zhvillimin e një konference ndërkombët­are me temë "Qasjet e reja hetimore ndaj organizata­ve kriminale që përdorin internetin", e cila solli për herë të parë në Tiranë kryeprokur­orët e rajonit dhe më gjerë. të secilit subjekt politik që pritet të garojë në zgjedhjet e 25 qershorit.

 ??  ?? Kryeprokur­ori Adriatik Llalla
Kryeprokur­ori Adriatik Llalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania