Gazeta Shqiptare

Sherr mes 3 punonjësve të rezervatit, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur rëndë

Policia: Ngjarja në fshatin Rrushkull, për motive të dobëta Viktimat goditën njëri- tjetrin me mjete prerëse

-

Dy persona kanë hum bur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sherri me mjete prerëse. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Rrushkull. Mësohet se tre punonjës të një rezervati në këtë fshat janë grindur mes tyre për motive të dobëta dhe se në sherr e sipër ata kanë përdorur kosoret me të cilat punonin. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 35- vjeçari Lulëzim Qamo si dhe janë plagosur 60- vjeçari Yzedin Shallari dhe 50- vjeçari Eduart Xhaferri, të tre banues në Durrës. Dy të plagosurit janë dërguar urgjentish­t në spitalin e qytetit bregdetar, ku dhe iu është dhënë ndihma e parë mjekësore. Pavarësish­t ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, Shallari nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra. Ndërkaq, mësohet se Xhaferri është në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, blutë pohuan se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tre punonjësve të rezervatit.

NGJARJA

Rreth orës 13: 20, policia e Durrësit është njoftuar nga urgjenca e spitalit të këtij qyteti për dy persona të pla- gosur. Menjëherë blutë mbërritën në spital, ku konstatuan se ishin plagosur me mjete prerëse Yzedin Shallari dhe Eduart Xhaferri. Më pas grupi hetimor shkoi në vendngjarj­e dhe nisi hetimet. Nga ndërtimi i skenës së krimit, marrja në pyetje e person- ave të tjerë të punësuar në rezervat, por edhe nga mbledhja e provave në vendin e ngjarjes ka rezultuar se 35vjeçari Lulzim Qamo ka sulmuar 50- vjeçarin Eduart Xhaferri, me detyrë përgjegjës i punëtorëve të rezervatit. Sipas policisë, të tre personat për çdo mëngjes shkonin me makinat e punës nga Durrësi në rezervatin që ndodhet në Rrushkull e më pas ktheheshin në mbrëmje. Qamo dhe Shallari kujdeseshi­n për krasitjen e pemëve dhe mirëmbajtj­en e tyre, pasi e gjithë zona është e mbrojtur. Sipas hetuesve të çështjes, Xhaferri i kishte thënë Lulzim Qamos që të kryente një punë të zakonshme, por ky i fundit nuk e kishte bërë. Kaq ka mjaftuar që ata të grindeshin dhe më pas të godisnin njëri- tjetrin me mjete prerëse ( kosore). Në një situatë të tillë ka ndërhyrë për të shuar sherrin 60- vjeçari Shallari, por ky i fundit është plagosur rëndë nga 35- vjeçari. Gjatë përleshjes, Lulzim Qamo ka vdekur në vend, ndërsa dy të tjerët janë plagosur. Vetëm pak minuta pas mbërritjes në urgjencën e spitalit të Durrësit ka ndërruar jetë dhe Yzedin Shallari.

 ??  ?? Rezervati në fshatin Rrushkull
Rezervati në fshatin Rrushkull
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ?? Ylli Vata
Ylli Vata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania