Gazeta Shqiptare

Përplasja me armë në Velipojë, gjykata vendos "arrest me burg" për dy vëllezërit e plagosur

Lihet në "arrest shtëpie" i pandehuri Besnik Ndoj

-

SHKODËR - Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës vendosi dje masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Besnik Ndojn, i cili u përfshi në sherrin e 19 majit në qendër të Velipojës, ku për pasojë mbetën të plagosur vëllezërit, Ervin dhe Durim Tahiri. Për këto të fundit, togat e zeza të qytetit verior vendosën masën e sigurisë "arrest me burg" në kushte spitalore, duke qenë se vijojnë të jenë ende të shtruar në spitalin rajonal të Shko- drës pas plagëve të marra nga plumbat. Fillimisht është zhvilluar seanca gjyqësore e drejtuar nga gjyqtarja Fildeze Elezi për të pandehurin Ndoj. Gjatë seancës, avokati mbrojtës, Rezart Nehani dhe vetë i akuzuari u shprehën se dy vëllezërit Tahiri kanë qenë ata që kanë shkuar për të nisur sherrin dhe se ai është vetëmbrojt­ur kur është sulmuar. Pala mbrojtëse ka deklaruar se plagosja e vëllezërve Tahiri ka ndodhur në përleshje e sipër dhe se Besnik Ndoj nga rrëmuja e ndodhur nuk e ka idenë se si ata kanë mbetur të plagosur. Duke pasur parasysh rrethanat e kësaj ngjarjeje, avokati Nehani i kërkoi gjykatës një masë ë lehtësuese dhe jo atë "arrest me burg". Nga ana tjetër, prokurorja, Françeska Lekani ka parashtrua­r provat për këtë çështje, duke kërkuar për 30 ditë masën e sigurisë "arrest me burg". Në fund, trupi gjykues vendosi "arrest shtëpie" për Besnik Ndojn, duke qenë se ky i fundit nuk është autori, por pjesëmarrë­s në sherrin e ndodhur. Pas kësaj seance është zhvilluar gjyqi tjetër në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhen dy vëllezërit Tahiri nën kujdesin e mjekëve. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe i pranishëm ka qenë avokati mbrojtës Ilir Golemi. Gjatë seancës, ai ka kërkuar një masë lehtë- suese dhe jo "arrest me burg" për dy klientët e tij. Dy të plagosurit për shkak të gjendjes shëndetëso­re e kanë pasur të pamundur që të japin shpjegime për gjykatën, ndaj nuk janë shprehur për atë që ka ndodhur. Në fund, gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë "arrest me burg" në kushte spitalore. Vëllezërit Tahiri u plagosën në 19 maj në Velipojë, pasi një ditë para kësaj ngjarjeje, vëllai i vogël i tyre ishte përfshirë në një sherr me një prej djemve të fisit Ndoj në shkollën e mesme. Një ditë më pas, palët u përleshën duke bërë që Ervin dhe Durim Tahiri të plagosen. Nga ana tjetër vazhdon të jetë në kërkim Aurel Ndoj, i dyshuar si autor i plagosjes së dy vëllezërve. se. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania