Gazeta Shqiptare

Kontrata e grisur e "Rilindjes" me artin dhe kulturën

-

la e Cirkut nuk është hapur. Jo vetëm nuk u hap dega e dramës në Akademinë e Shkodrës, por u mbyll fare Akademia.

Nëse gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra, shumica e gënjeshtra­ve të PS- së para zgjedhjeve nuk kishin këmbë fare. Në Programin e Qeverisë 2013-' 17 ato ishin hequr. Pa filluar mirë zbatimi i "kontratës", njëra palë kishte filluar ta shkelte me të dyja këmbët. Qeveria zotohej vetëm për: "Një qasje të re të menaxhimit të institucio­neve, për të rritur shkallën e pavarësisë së tyre artistike dhe krijuar hapësira për gjenerimin e të ardhurave nga burime të treta. Qasja e re do të arrihet me anë të një reforme që do të kryhet në dialog me komuniteti­n artistik të vendit... Nga ana tjetër do nxitet fort arti alternativ si dhe do të arrihet transparen­ca e plotë në caktimin dhe përdorimin e fondeve publike... Do të bashkëpuno­het me Universite­tin e Arteve si dhe me institucio­net qendrore dhe vendore të kulturës për krijimin e skemës së klubeve artistike në shkolla."

Reformat bëhen me ligje. Dhe ligjet e premtuara nuk u miratuan. Institucio­net publike janë sot po aq të varura nga pushteti sa ishin edhe para katër vjetësh. Jo vetëm që nuk gjenerojnë dot të ardhura nga të tretët, por nuk përdorin dot as të ardhurat nga biletat, një e drejtë që është sanksionua­r me Ligjin për Artin dhe Kulturën qysh në vitin 2010. Siç nuk ka pasur reformë, nuk ka pasur as konsultim me komuniteti­n. E frymëzuar nga udhëheqësi, ministrja e Kulturës nuk ka marrë pjesë në asnjë debat TV, përveç dy intervista­ve në katër vjet, të dyja me të njëjtën gazetare. Ndërsa për klubet artistike në shkolla nuk ka dëgjuar asnjeri. Mendoni se ka transparen­cë për përdorimin e fondeve pub- like? Kërkoni në faqen web të Ministrisë së Kulturës sa ka kushtuar Bienalja e Tiranës!

Kur një parti gënjen kaq shumë në fushatë, e pastaj vijon të gënjejë për qeverisjen e saj, ajo që mbetet janë gënjeshtra të tjera, të reja, për të mbuluar të vjetrat. Nëse kërkoni sot në faqen web të PS- së, në rubrikën "Kultura", do të gjeni gënjeshtra­t e reja që shiten si arritje. Thonë se kanë gjetur 214 milionë lekë borxhe. Kanë "harruar" të thonë se janë "lekë të vjetra", pra janë 21,4 milionë. Kanë "harruar" të thonë edhe se këto "borxhe" ishin financime projektesh të Qendrës Kombëtare të Artit, një insti- tucioni që e mbyllën me ligj në pranverë 2014. Kanë "harruar" të thonë edhe se këto "borxhe" nuk u shlyen, por u fshinë. Ata artistë që nuk i kishin marrë ende financimet, nuk i morën kurrë. Dhe së fundi kanë "harruar" të thonë se vetëm pushimet nga puna në TK dhe TKEKS kanë krijuar "borxhe" mbi 10 milionë lekë.

Mburren se kanë financuar "250 projekte ku u punësuan 1.300 të rinj". Shifër fantastike... nëse do të ishte e vërtetë. Mirëpo i gjithë sistemi i kulturës në Shqipëri punëson më pak se 1.000 njerëz. Këta "të punësuarit" janë artistë që kanë punuar një javë apo një muaj në një projekt. Dhe ministria ka shpikur një rregull: Financohet vetëm një projekt në vit për çdo aplikant.

Mburren se projektet "u mbështetën financiari­sht nga Ministria e Kulturës për projektet artistike të pavarura, kryer për herë të parë me thirrje të hapur." Thjesht gënjeshtër e paturpshme! Thirrjet për projekte ishin të hapura edhe para, edhe pas themelimit të Qendrës Kombëtare të Artit, që këta e mbyllën. Emrat e anëtarëve të bordeve ishin gjithashtu publikë. Ndërsa tani projektet i miraton ministria, e cila thotë se ka një bord, por askush nuk e di se kush bën pjesë në të.

Mburren se "u dyfishua numri i shfaqjeve... u trefishua numri i spektatorë­ve... u rritën me 80% të ardhurat nga biletat", por nuk japin shifra konkrete. Ja po besojmë se kanë trefishuar numrin e biletave. Atëherë, pse nuk janë trefishuar të ardhurat nga biletat? Gënjejnë për numrin e shikuesve apo kanë vjedhur paratë e biletave?

Mburren se "u hapën kantieret më të mëdha që janë bërë ndonjëherë në art: Restaurimi i Teatrit Migjeni- Shkodër; Rindërtimi i Teatrit A. Z. Çajupi- Korçë; Rindërti- mi i Teatrit të Operës dhe Baletit; Ndërtimi i Teatrit të ri në Qendrën Multifunks­ionale në Tiranë; Rikonstruk­sioni i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë në Tiranë." Asnjëri prej këtyre projekteve nuk ka përfunduar. Askush nuk e di kush i bëri projektet dhe sa kushtojnë ato. Por për këto pyetje socialistë­t me sa duket duan të përgjigjen pas mandatit të dytë.

Në një nga fjalimet e tij të para si deputet i shumicës, Blushi iu drejtua Berishës, duke i thënë për Ramën: "Mos i beso të gjitha ato që thotë, qoftë edhe nga programi i qeverisë." Sot nuk mund të mos i japim të drejtë z. Blushi. Qeveria "Rama" ka thyer çdo rekord. Përveçse ka shkelur 90% të premtimeve të fushatës me programin e qeverisë, ka shkelur edhe premtimet e pakta të programit të qeverisë dhe, më në fund, ka bërë ato që nuk i kishte premtuar, d. m. th. për të cilat nuk e kishin votuar shqiptarët. Vështirë të gjendet një kontratë e abuzuar më keq nga njëra palë. Kjo kontratë nuk u prish para afatit. Nëse rinovohet edhe për katër vjet të tjerë, zgjedhësit meritojnë një abuzim më të rëndë nga kjo parti dhe qeveri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania