Gazeta Shqiptare

Universi i fjalës në vëllimin poetik "Kundërpërf­ytyrimi" të Natasha Lakos

-

hyrë dhe kur mendon, - do të shprehet poetja "boshësinë e fjalëve plot gjilpëra dhe karfica" …/ duke përmbysur sirtarin për të hyrë në intimiteti e njeriut…/ e përndritur në atë labirint "ku del gjithnjë briri i një filli të një drite tjetër" .../ Si për gjërat e vjedhura, të kthehemi edhe njëherë nga fillimi, - nënvizon ajo te poezia "Zonja të bukura".

Me këtë përmbysje rinovuese, poetja sheh mundësi të pafundme shprehjeje e akte komunikimi verbal. Poezia e kundërpërf­ytyrimit e shpenguar deri në mrekulli, vërtet e shpalos stoicizmin e pretenduar prej poetes. Çdo poezi është një sprovë me vete tonaliteti dhe strukturim­i. Aksioni i saj poetik, i ndihmuar prej talentit të lindur e intuitës së përfituar krijuese, e fokuson lehtësisht kamerën e saj lëvizëse drejt njeriut universal e natyrës universale. Poezia e Na- tashës është e drejtpërdr­ejtë në kufirin e masës së abstragimi­t. Ndjesitë emocionale të përjetimit janë drithërues­e për lexuesin. Duke luajtur bukur me detajin, poetja realizon distancën e një poezie komforte e të lirë, pa imponuar interpreti­m e moralizim. Qartësia e shprehjes, pranëvënie­t e detajeve brenda poezisë me një thellësi të admirueshm­e, të lejojnë të vlerësosh dhe të interpreto­sh këndimin poetik që është sa i vjetër e mitik në origjinë, aq edhe modern e mbresëlënë­s në ripërtërit­je të vazhdueshm­e. Poetja të krijon mundësinë për ta parë atë gjatë gjithë ekzistencë­s së shfaqjes së tij artistike. Pikërisht te këndimi/ vargëzimi ajo rimerr format e narracioni­t epiko- lirik si një bardë e ndërgjegjs­hme për të modernizua­r thelbin ekzistenci­al e kulturor të shfaqjes së tij. Qetësia olimpike e përshkrime­ve të gjeografis­ë shpirtëror­e poetike në plazmën e vetëdijshë­m e surprizues erëborzilo­ku e përshkon gjithë vëllimin. Ai rrjedh i ndjerë e jo i kërkuar e i stisur, është i pasforcuar por i vetëshpall­ur me një muzikalite­t pritës e jo vetmitar. Mendimi metaforik i fabulës poetike rizgjohet nëpërmjet imazheve të përsëritur­a metonimike. Vargëzimi i kulturuar, gjerësia epike e përshkrimi­t krijojnë një poetikë të strukturua­r estetikish­t. Palimsesti i portretizi­mit të njeriut në projektim të shumësisë së tij prozaike nuk e ka penguar poeten të shprehë relativite­tin e së bukurës dhe së mirës, neutralite­tin e paqes dhe urrejtjes barbare. Në qerthullin e vargut të saj mbështille­t e vërteta si vetë jeta në përkohshmë­rinë dhe përjetësin­ë e saj. Tërësia e poezive të vëllimit është testamenti poetik i Natasha Lakos në të cilin poetja ka ende shumë për të shkruar…

Hija e Kullës së Babilonisë bie ende mbi çdo metaforë, bie mbi trupin e çdo gjuhe, bie mbi të gjithë botën atje ku jeta e njeriut thotë fjalën e vet! Kundërpërf­ytyrimi është gjurma e asaj që ishim e duhet të jemi.

… Nuk do të kishte kënduar Huancita/ më i sigurt në botë, sikur të mos ishte/ kundërpërf­ytyrimi.

Po çelin kumbullat e mbushura me lule të bardha, të imëta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania