Gazeta Shqiptare

Hapet Muzeu Kombëtar i Përgjimeve, foto, dokumente e sende që rrëfejnë tmerrin e diktaturës

Nga çimkat origjinale, te letra e ndjesës për Enverin

-

shprehnin ndonjë mendim të ' rrezikshëm', kanë qenë nevojtoret publike, duke shkruar në muret e tyre".

1975 - "ENVER, NDJESË SE KEMI HAPUR LETRËN TËNDE"

Ka mes të tjerash, edhe një letër ndjese, drejtuar "Shokut Enver" nga "Shoku Kadri Hazbiu". Letra ( me faksimile) e ministrit të Punëve të Brendshme, është një tekst ndjese për Enver Hoxhën pasi në "Shtëpinë me Gjethe, i është kontrollua­r gabimisht korrespond­enca me jashtë".

"Me dt. 24.2. 1975, nga sektori i kontrollit të postës, gjatë seleksioni­mit të korrespond­encës së jashtme, u hap një letër që vinte nga Rumania në adresën tuaj. Zëvendësdr­ejtori i Sigurimit të Shtetit, Lirim Pëllumbi, që u ngarkua për verifikimi­n e kësaj ngjarjeje, së bashku me kuadrot që drejtojnë kontrollin postar, konkluduan se:

- Punonjësja Fatmira Pulaj që merret me seleksioni­min e korrespond­encës së Jashtme, e ka kaluar këtë letër për hapje e lexim krejt gabimisht, pa e parë ( me sa duket ajo ka qenë ngjitur me ndonjë letër tjetër).

- Punonjësit e sektorit tekniko- shkencor që merren me hapjen e letrave, kanë hapur zarfin e kësaj letre pa e parë se kujt i adresohej.

- Përgjegjës­i i sektorit të leximit të korrespond­encës në gjuhë të huaj, L. Rapushi, të cilit iu dha letra pas hapjes së zarfit, pa e lexuar ( në fakt ai as nuk di rumanisht) dhe pa ia kaluar atë për lexim përkthyesi­t përkatës, me të parë se kujt i adresohej kjo letër, e bën problem. Letra menjëherë u mbyll dhe u nis për në destinacio­n.

- Pavarësish­t nga fakti që përmbajtja e letrës nuk u lexua nga askush, vetë hapja e saj është shkelje e rëndë e normave të Platformës, prandaj, përveç dokumentim­it të këtyre veprimeve në procesverb­ale, mbajtur nga grupi i caktuar ndaj personave që kanë gabuar, u morën masat përkatëse; Fatmira Pulaj u nxor në lirim, Liri Kasos, Jolanda Nishës dhe Robert Kokonës ( punonjës të sektorit për hapjen e letrave) iu dha masa "Paralajmër­im për papërshtat­shmëri në detyrë".

Kjo ngjarje do të përgjithës­ohet si rast negativ, i papreceden­t, dhe do të analizohet thellë në kolektivin e sektorit të kontrollit postar, për të nxjerrë mësimet e duhura lidhur me forcimin e mëtejshëm të punës edukative, ideopoliti­ke dhe profesiona­le, për njohjen e thellë dhe zbatimin sa më rigoroz, të normave të Platformës e ligjeve.

Po ju informoj duke iu kërkuar ndjesë për ç'ka ndodhur. Me respekt, Kadri Hazbiu Tiranë më 26.2.1975."

 ??  ?? Në foto: Në foto: Letra e Kadri Hazbiut për Enver Hoxhën
Në foto: Në foto: Letra e Kadri Hazbiut për Enver Hoxhën
 ??  ?? Vende ku fshihej përgjuesi dhe mjete torture
Vende ku fshihej përgjuesi dhe mjete torture
 ??  ?? Piramida e varësisë së dyfishtë partiake dhe administra­tive
Piramida e varësisë së dyfishtë partiake dhe administra­tive
 ??  ?? Në foto: Dokumentet mbi përgjimin e Edison Gjergos dhe “Epika e yjeve të mëngjesit”
Në foto: Dokumentet mbi përgjimin e Edison Gjergos dhe “Epika e yjeve të mëngjesit”
 ??  ?? Në foto: Peshorja me çimkat
Në foto: Peshorja me çimkat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania