Gazeta Shqiptare

"SHTËPIA ME GJETHE"

- Fatmira Nikolli

Kujdes, të dashur vizitorë. Kjo dhomë është e përgjuar". Një tabelë e dallueshme bën gardianin e dhomave të Shtëpisë me Gjethe, godina prej nga ku u përgjuan shqiptarët gjatë regjimit komunist. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve u hap dje, pas dy vitesh punë për përgatitje­n e muzealizim­in e tij, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Një frazë e Amik Kasoruhos, ' hap dyert' drejt zbulimit të shtëpisë- mister, "ky muze u kushtohet atyre njerëzve të pafajshëm, të cilët u përgjuan, u kontrollua­n, u spiunuan nga regjimi komunist, me pasojë arrestime, internime, burgosje, ekzekutime dhe shumë dënime të tjera të rënda".

Drita që duhej të hynte nga dritaret pengohet prej vendimesh që të printuara, kryejnë funksionin e perdeve, jo vetëm për të penguar dritën të hyjë, por edhe ' sekretin' të dalë; një aludim me funksionin e parë të dokumentev­e sekrete që zbulohen tashmë të shpalosura në madhësinë e një faqeje muri.

Nga dhoma në dhomë, gjen dhjetëra pajisje përgjimi, dokumente përndjekje­je, dokumente të deklasuara ku sërish emrat janë zënë me bojë të zezë, ilustrim torturash, emra, personazhe ku spikat historia e trishtë e piktorit Edison Gjergo, frazat e ' kobshme' të Enver Hoxhës, letra, urdhra, raporte, lista qytetarësh nën kontroll postar; mandej janë çimkat, diku të vëna mbi peshore ( a nuk vunë në peshore jetët njerëzore?), diku çimka e njohur si Dhënësi A1, pajisje- simbol e prodhuar me ' forcat tona' nga punonjësit e Sigurimit të Shtetit në Laboratori­n e Ministrisë së Brendshme të kohës, si edhe ku fshiheshin çimkat, nga vazot te pikturat e takat, në kopsa e vegla pune; në një dhomë më vetë janë pajisjet kineze e ruse, mandej, diku tjetër telefona, regjistrue­s; laboratori i ndarë në dy zona, në atë të fotografiv­e dhe në pjesën tjetër, ku provëzat prej qelqi analizonin shumëçka, për helme të mundshme kimike që mund të viheshin në letrat dërguar udhëheqësi­t zëmë shembull.

Muzeu dykatësh ndahet në 9 sektorë: Çimka dhe krijesa të tjera, Mikrofonët e gjallë ( agjentët), Ç'është armiku ( përfytyrim­i mbi të, kontrolli e represioni), Armiku i jashtëm ( përgjimi i të huajve), Intermezzo ( mungesa e jetës private), Jeta e përditshme ( përgjimi i gjithë shtresave), Zëra nga e kaluara ( zëra të kapur dekada më parë me përgjim elektronik), Panoptikon - panakustik­on ( vendi ku përgjon gjithçka), E kaluara e pakryer ( E kaluara nuk vdes kurrë. Madje as e kaluar nuk është- William Faulkner).

Nevojtoret si hapësirë lirie? Shiheshin si të tilla, për aq kohë sa, siç shënohet në Muzeun Shtëpia me Gjethe, "ashtu si në vendet e tjera staliniste, edhe në Shqipëri, të vetmet hapësira publike ku qytetarët guxonin të

INVESTIMI

 ??  ?? Në foto: Pajisjet e përgjimit
Në foto: Pajisjet e përgjimit
 ??  ?? Në foto: Laboratori
Në foto: Laboratori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania