Gazeta Shqiptare

Terrorizmi në Manchester, 22 të rinj humbën jetën

Shpërthimi në arenën ku Ariana Grande po mbante koncert, mes viktimave një 8- vjeçar Identifiko­het kamikazi, një 23- vjeçar libanez

-

Njëzetedy të vdekur dhe 59 të plagosur është bilanci i sulmit terrorist në "Manchester Arena". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga qytetet më të mëdha të Britanisë së Madhe, pas një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande. Ky akt mizor, i shoqëruar me një çmenduri të shtyrë nga dëshira për të vrarë sa më shumë perëndimor­ë, këtë herë vuri në shënjestër të rinjtë e mbledhur në koncertin e Ariana Grandes. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë tragjedi është fakti se mes 22 viktimave të shpërthimi­t të fuqishëm, që tronditi qytetin britanik, kishte edhe fëmijë. Tashmë nuk ka dyshime se sulmi ka sfond terrorist. Lajmin e konfirmuan autoritete­t policore, të cilat identifiku­an edhe terroristi­n. "Ky po trajtohet si incident terrorist. Besojmë se sulmi është kryer nga një person, i cili mund ta konfirmojm­ë se vdiq në vendngjarj­e. Prioriteti ynë tani është të përcaktojm­ë nëse ka vepruar i vetëm, apo ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë", - tha Ian Hopkins, shef policie në Manchester. Nga "Downing Street", kryeminist­rja Theresa May deklaroi se zyrtarët e sigurisë mendojnë se e njohin identiteti­n e kamikazit dhe se po përpiqen të shohin nëse ka bashkëpunë­torë. "Ky është një prej akteve më të rënda terroriste që kemi përjetuar në Mbretërinë e Bashkuar. Qyteti ra viktimë e një veprimi të pashpirt", - tha Theresa May. Sipas "BBC", Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjës­inë e sulmit, me një deklaratë të lëshuar në aplikacion­in e mesazheve "Tele-

gram". Kamikazi, që sipas mediave britanike ishte i njohur për autoritete­t, e që

thuhet të ketë lindur në Britani, vdiq brenda arenës. "CBS News" e identifiko­n atë si 23- vjeçarin Salman Abedi, me origjinë libiane. Përkrahësi­t e ISIS- it kishin nisur, ndërkohë, të festonin në rrjetet sociale. Bomba e shpërthyer nga atentatori vetëvrasës besohet të ketë qenë artizanale. Dëshmitarë­t okularë thonë se kanë parë në tokë gozhda e bulona metalikë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse një pjesë e të lënduarve kanë plagë në këmbë. Një prej të mbijetuarv­e, 17- vjeçari Kieron Ferries i tha agjencisë së lajmeve "Reuters" se, askush nuk ia kishte kontrollua­r çantat e shpinës përpara hyrjes në koncert. "Nuk na bënë asnjë kontroll kur hymë në vendin ku u mbajt koncerti. Edhe shokët që takuam pas ngjarjes, na thanë se nuk i kishte kontrollua­r njeri. Unë i frekuentoj shpesh shfaqje të tilla dhe jam mësuar që, për arsye sigurie, çantat të na verifikohe­n", - tha Kieron Ferries, dëshmitar okular. Shpërthimi ndodhi në kohën kur të rinjtë kishin nisur të largoheshi­n nga auditorium­i gjigant, momenti kur kontrollet e sigurisë ishin më të dobëta. Hetimi iu besua njësisë "North West" të Antiterror­izmit, por nga Londra, gjatë natës janë dërguar edhe përforcime nga "Scotland Yard". Një zëdhënës i kantautore­s Grande, ndërkohë, tha se ajo është mirë, por e "sh- katërruar" nga lajmi. Pas shpërthimi­t, në Britaninë që u afrohet zgjedhjeve lokale të 8 qershorit, u vendos pezullimi i fushatës elektorale. Policia britanike konfirmoi më herët, përmes një mesazhi në "Twitter", arrestimin e një 23- vjeçari në lidhje me sulmin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania