Gazeta Shqiptare

Shtubina: Vllazninë e çuan këtu me hile, por do mbijetojmë

Numri 10 i shkodranëv­e mirëkupton Bakajn dhe u bën thirrje tifozëve që të jenë në stadium Kapiteni është i pezulluar për të shtunën

-

Ndriçim Shtubina nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Cungu në ndeshjen me Tiranën, pasi është i pezulluar me kartonë. Për kapitenin shkodran situata në klubin kuqeblu është delikate. Ai nuk ishte në listën e atyre që do të udhëtonin me ekipin në Ulqin, por në momentin që shokët e skuadrës janë nisur, ai ka qenë aty dhe i ka takuar ata, ndërkohë që ka dhënë edhe një deklaratë për mediat e pranishme duke vënë gishtin në plagë, ndërsa akuzon se kanë qenë persona të tjerë ata që e kanë sjellë Vllazninë në këtë situatë. "Vllaznia nuk ka ardhur me këmbët e veta në këtë situatë, ka ardhur edhe me hile. Ndoshta njerëzit nuk i dinë, ndoshta njerëzit duan t'i harrojnë, por këtë nuk e them për justifikim, por e them se është e vërtetë. Vllaznia ka gabuar vetëm me Korabin, ndërsa ndeshjet e tjera është munduar të luajë, është munduar të japë maksimumin, por disa gjëra nuk shkojnë gjatë ndeshjeve".

Përballja e radhës është vërtet delikate. Humbja do të rrëzonte nga kategoria si Tiranën, ashtu edhe Vllazninë, ndërsa shkodranët luajnë edhe për barazimin. Shtubina beson se bardheblut­ë e vuajnë presionin më shumë dhe se shkodranët do të zbresin në fushë vetëm për fitore. "Tirana është më në presion, Tirana ka shumë ndeshje që nuk fiton. Thashë, Vllaznia ka forca, ka ekip, ka djem shkodranë që duan të luajnë, të tregojnë në atë ndeshje se sa vlejnë. E mendoni humbjen? Unë nuk e mendoj kurrë, as barazimin jo. Vetëm fitore do të ketë".

Në Shkodër janë prekur shumë nga vendimi i Elis Bakajt që të mos luajë në përballjen ndaj Tiranës. Lojtari që është aktivizuar në të tria klubet e kryeqyteti­t, nuk kërkon të bëhet faktor për rënien e Tiranës nga kategoria, ndaj u ka kërkuar drejtuesve që të mos zbresë në fushën e lojës. Sidoqoftë, Shtubina përpiqet ta mirëkuptoj­ë sulmuesin. "Bakajn nuk mundem ta paragjykoj, pasi është një vendim i vështirë për të. Ka diskutuar me drejtuesit dhe është rënë dakord që të mos luajë, duke pasur parasysh presionin dhe gjendjen që ka ai djalë".

Në fund, kapiteni i shkodranëv­e kërkon nga tifozët që të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë 90- minutësh vendimtar. "Iu bëj thirrje tifozëve, që të mos e lënë në baltë ekipin e tyre. Të mos gabojnë siç kanë gabuar ata. Besoj se do vijnë në stadium dhe do e mbështesin ekipin për 90 minuta, sido që të shkojë loja. Skuadra ka nevojë për tifozët dhe duhet ta mbështesim, siç edhe unë do të jem tifoz këtë ndeshje".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania