Gazeta Shqiptare

Basha: Fund mashtrimit, pushtetin e marrin qytetarët

Kreu i PD, akuza Ramës: Pasi nuk mbajte asnjë premtim, po u kthehesh nga e para "Qeveria gënjeu me 300 mijë vende pune"

- Valentina Madani

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi dje kryeminist­rit Edi Rama se po mashtron shqiptarët me premtime të pambajtura. Basha sulmoi qeverinë dhe Ramën për premtimin e pambajtur sipas tij, për hapjen e 300 mijë vendeve të punës dhe për shëndetësi­në falas. Në prag të fushatës, z. Basha bën përgjegjës kryeminist­rin për mashtrime se meqë i gënjeu njerëzit njëherë, mund t'i gënjejë përsëri. Në një postim në "Facebook", Basha deklaroi se pasi nuk mbajti as edhe një premtim të vetëm, Rama ka filluar të premtojë nga e para. "Premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë. 300 mijë shqiptarë e braktisën Shqipërinë katër vitet e fundit për të gjetur punë në emigrim, por në vend të kërkojë falje, ai po gënjen prapë se do të hapë 220 mijë vende në mandatin e dytë", u shpreh kreu i PD- së. Sipas tij, në katër vite të varfrit u varfëruan më shumë, ndërsa një grusht oligarkësh u bënë më të pasur nga favoret e qeverisë. "Por ai prapë gënjen kur thotë se do të punojë për të varfrit", u shpreh z. Basha. Ai përmendi se shëndetësi­a e premtuar falas është rrënuar dhe njerëzit paguajnë çdo gjë nga xhepi i tyre, ndërsa kryeminist­ri gënjen sërish, duke premtuar se do ta bëjë falas në mandatin e dytë. "Ai i braktisi fermerët dhe nuk u dha kurrë mbështetje, por tani premton se me të do të lulëzojë bujqësia", tha më tej z. Basha, i cili ka prekur edhe situatën e kriminalit­etit në vend. "Krimi zaptoi shtetin dhe ekonominë, ndërsa kanabisi mbuloi Shqipërinë, por ai thotë se ka bërë shtet dhe do bëjë edhe më shumë shtet", u shpreh kreu i opozitës. Sipas tij, Edi Rama kujton se njerëzit nuk kuptojnë, prandaj i gënjen, i përçmon dhe i tall çdo ditë ata. "Shpërfillj­a ndaj qytetarëve dhe përqendrim­i i pushtetit e pasurisë në pak duar është

vetë thelbi i republikës së vjetër. Ndryshimi më i madh që do sjellë republika e re është kthimi i pushtetit tek njerëzit, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të ndershme, me punën dhe aftësitë e tyre", deklaroi Lulzim Basha. Kreu i PD- së premtoi se republika e re do të rik-

thejë pushtetin tek qytetarët. "Ndryshimi më i madh që do sjellë republika e re është kthimi i pushtetit tek njerëzit, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të ndershme, me punën dhe aftësitë e tyre", deklaroi z. Basha. PD dhe PS pak ditë më parë arritën një marrëveshj­e, që Pas marrëveshj­es politike PS- PD, kreu i PR- së, Fatmir Mediu mirëpret daljen e opozitës nën një sigël të përbashkët. Po si do të shkojë PD në këto zgjedhje, kreu i PR thotë se forca politike që ai kryeson do t'i paraqesë kryetarit Basha një listë me kandidatët, të cilët mund të ndërthuren me ata të propozuar nga PD.

VETINGU, KANDIDATËT E PËRJASHTUA­R NGA ONM

opozita të kishte 6 ministra teknikë në qeveri për të garantuar votën e lirë. Ditën e shtunë PD- ja do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërkohë që përgjatë 30 ditëve të fushatës pritet që të ashpërsohe­t sërish gjuha mes pozitës dhe opozitës.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania