Gazeta Shqiptare

Rama: Vetingu brenda majit, ndryshe prishet pakti

Kryeminist­ri paralajmër­on kundërshta­rin e tij, pas deklaratav­e të Berishës në "News 24" "Më 26 qershor fitojmë ne, por jemi bashkë për hapjen e negociatav­e"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi PD- në se nëse nuk e zhbllokon brenda majit vetingun, marrëveshj­a e arritur në 18 maj është e prishur. Ai e ka nisur dje fjalën në një takim me banorë të Kasharit, pikërisht me atë se çfarë deklaroi dje ish- kryeminist­ri Sali Berisha në "News 24". "Sipas atyre që lexova, Saliu mbrëmë paska thënë që ne marrëveshj­en e kemi për të çuar njerëzit në votimin për komisionet e vetingut, por jo për t'i votuar ato, që të bëjmë veting me drejtorët e Edi Ramës. Unë, Saliut i them këtu vetëm një gjë, të qartë dhe të prerë: Sali, në qoftë se Partia Demokratik­e nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj, - që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhi­n nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisionev­e të vetingut, - pra, nëse PD nuk do ta zhbllokojë brenda majit vetingun, marrëveshj­a është e prishur!", deklaroi Rama. Ai tha se, "vetingu është arsyeja themelore, pse ne bëmë marrëveshj­e. Vetingu është arsyeja themelore, pse ne i pamë interesat e shqiptarëv­e të zakonshëm, socialistë dhe demokratë, si interesa që bëjnë vetëm një interes, interesin tonë kombëtar, në këtë moment kur Shqipëria duhet dhe do të ngrihet mbi flamujt e par-

tive, për ta çuar flamurin kuq e zi të Skënderbeu­t dhe të Ismail Qemalit në oborrin e shtëpisë së Bashkimit Europian". "Nuk ka ' por', nuk ka ' sikur', as ' edhe kështu', ' edhe ashtu'. Brenda majit, deputetët e shumicës dhe të opozitës duhet të zgjedhin në listën e ekspertëve, që është verifikuar nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, anëtarët e dy komisionev­e të vetingut dhe pastrimi i pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë, sepse pastrimi i pallatit të drejtësisë është më i

rëndësishë­m se çdo çështje tjetër në këtë vend, për ne, për mua dhe për të gjithë shqiptarët", theksoi Rama. Duke folur për një takim me një burrë në Durrës që ishte demokrat, Rama u shpreh se, "u them të gjithë demokratëv­e, edhe këtu në këtë zonë, se vota e 25 qershorit, më shumë sesa votë për Edi Ramën apo për Lulin është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet, falë bashkëpuni­mit tim dhe të qeverisë me lali Erin dhe me bashkinë, - do prishet dhe do kthemi prapë aty ku ishim, apo do jetë baza për të bërë akoma shumë më tepër". Rama tha se PS ka dhënë prova se di të bëjë shtet. "Në tre vjet e gjysmë, ne kemi dhënë një provë që nuk e dha asnjë qeveri në çereksheku­lli. Ne bëjmë shtet!", u shpreh kryeminist­ri. "Me marrëveshj­en që kemi bërë, e kemi shumë të qartë, ata i futën aq ministra sa donin për të siguruar që administra­ta nuk do jetë nën presion për zgjedhje. Ne do të fitojmë zgjedhjet dhe në 26 qershor ata do të jenë në opozitë, por do të jemi bashkë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me hapjen e negociatav­e", theksoi Rama. "Kush është kryetari i qeverisë, kush është kryetari i opozitës do të takohen rregullish­t për çështje që kanë të bëjnë me vendin, për çështje që kanë të bëjnë me anëtarësim­in në BE. Polonia, Çekia, të gjithë ata që janë sot në BE, kështu i kanë bërë", sqaroi kreu i qeverisë. "Kishte thënë edhe një gjë tjetër, Saliu: "Të isha unë, nuk e kisha bërë marrëveshj­en". Normal, të ishe ai sot, do kishte plasur lufta këtu, nuk diskutohet. Po ne s'kemi dalë të bëjmë luftë me njerëzit e zakonshëm dhe të fusim në luftë njerëzit me njerëzit. E kam thënë gjithmonë, demokratët nuk e besonin, por tani e kanë provën. Për ne janë të gjithë shqiptarë dhe për ne, Shqipëria është më e rëndësishm­e", deklaroi kryeminist­ri.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Kashar
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Kashar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania