Gazeta Shqiptare

Petro Koçi: Votat tona, për PS Gjinushi: Bëjmë llogaritë tona

23 aleatët e PS çregjistro­hen nga zgjedhjet

-

parti politike me kryetarët e tyre zhvilluan dje një takim me kryeminist­rin Edi Rama dhe sekretarin për koalicione­t në PS, Musa Ulqini. Pas këtij takimi, ata vendosën të çregjistro­hen në KQZ si subjekte për zgjedhjet e 25 qershorit. "Duke pasur parasysh që nuk janë regjistrua­r koalicione, atëherë ne kemi vendosur që të mbështesim kudo Partinë Socialiste, në mënyrë që ajo të sigurojë 71 mandate, ose më shumë, në zgjedhjet që bëhen në 25 qershor; që do të thotë se çdo votë e hedhur gabimisht për subjektet të tjera, që janë të spektrit të majtë politik, dëmtojnë fitoren e së majtës socialiste në zgjedhjet në 25 qershorit", deklaroi dje kreu i PSV' 91, Petro Koçi. Bashkë me të kanë qenë në këtë takim kreu i PSV Gjergji Koja, kreu i Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri etj. "Nëse do të kishim koalicione të regjistrua­ra, atëherë çdo votë e hedhur për partitë e vogla do të ushqente fitoren e të gjithë koalicioni­t. Por në rrethanat e krijuara, çdo votë e hedhur pikërisht për këto parti e dëmton objektivin e të majtës socialiste", tha Koja. Por, kundër këtij vendimi janë dy aleatët e tjerë, Paskal Milo i PDS- së dhe kreu i PSD- së, Skënder Gjinushi. "Këtë herë nuk do të gabojmë. Ne dimë të bëjmë llogaritë tona. Do vazhdojmë garën më me forcë. I bëj thirrje edhe Edi Ramës t'i bëjë llogaritë mirë, sepse i duhet absolutish­t bashkëpuni­mi me PSD, pavarësish­t presionit që ka nga të vetët", tha Gjinushi. "PS nuk mund t'i fitojë e vetme zgjedhjet dhe duhen patjetër disa mandate që fitohen me dinjitet nga PSD për të kaluar 71", tha ai, duke sqaruar se PD i strehoi aleatët, ndërsa PS gaboi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania