Gazeta Shqiptare

Meta: Koalicioni PS- PD nuk do habiste askënd, le ta shpallin

Presidenti i ri, në "Studio e Hapur": LSI nuk mban asnjë përgjegjës­i për kanabisin "LSI forcë e parë. Asnjë parti s’merr më shumë se 52- 53 mandate"

- Nga Eni Vasili

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta u shpreh dje në "Studio e Hapur", në "News 24" se një koalicion PS- PD nuk do të habiste askënd. "Kjo nuk do të habiste askënd dhe nuk ka arsye as për t'u habitur e tronditur, ndoshta do ishte diçka pozitive. Nëse ky është qëllimi, do ishte mirë të shpallej dhe t'u jepej mundësia qytetarëve të shpreheshi­n për një koalicion të tillë. Do ishte në nder të LSI të bënte opozitën në një situatë të tillë", tha Meta.

Ju në fakt luftuat për një kohë të gjatë për të arritur një marrëveshj­e politike. Sot ajo ekziston, por u arrit pa ndërmjetës­inë tuaj. Madje, disa thonë që ju penalizon?

Së pari, kjo marrëveshj­e favorizon LSInë. Kjo marrëveshj­e në thelbin e asaj, që garanton zgjedhje me opozitën që ato të mos jenë farsë është rezultat i një angazhimi sistematik dhe mjaft konstrukti­v të LSI- së për një kohë të gjatë. Dhe produkti kryesor është futja e opozitës në zgjedhje, për të cilën ne nuk kemi reshtur asnjëherë. Dhe krijimi i një qeverie besimi. Dhe kjo ndodhi. Kjo është qeveria e besimit? Nuk dua të them se ndihem si "kumbar", por ndihemi të lehtësuar që vendi ishte buzë greminës sa i takon demokracis­ë dhe për fat të mirë nuk ramë në fund të humnerës, pasi e kemi kuptuar se çdo të thotë kjo në 1997.

Në këtë drejtim penalizon edhe PD- në, edhe PS- në. PS kishte pasur edhe një shqetësim, sepse kishin thirrur edhe aleatët, të cilëve u ishte kërkuar që votat tua kalonin PS- së. Për të qenë të vërtetë, ata ndihen të vetëpenali­zuar. LSI është në pozita të barabarta me PD e PD, është njësoj. Është një garë e barabartë. Me rezultatet e 2013- ës LSI humbet vetëm një mandat nga 16 që ka marrë, një në Elbasan për 600 vota.

LSI ka 34 mandate me votat e 2015- ës dhe vetëm në Tiranë ka mbi 7 mandate. Pse situata është njësoj me 2015- ën? Situata nuk është si në 2015- ën, se LSI ka një rritje më të madhe nga 2015, për shkak të rritjes së punës që ka bërë me rininë. Ju ishit në koalicion? Nga partitë e vogla ka përfituar PS e PD më shumë. Sepse LSI ka dhënë 180 mijë vota dhe i ka dhënë 6 mandate PS- së. Rritja e LSIsë natyrisht është një shqetësim për forcat e caktuara. Kështu që përgatitun­i për surpriza. E kanë bërë me qëllim PS e PD? Dy partitë që e kanë në themel mirënjohje­n për aleatët nuk besoj se e kanë bërë me qëllim. Jeni ironikë këtu? Jo, nuk besoj se e kanë bërë me qëllim, por meqenëse e lanë në minutat e fundit atë marrëveshj­e, sigurisht që nuk duhet të presim që ajo të ishte perfekte.

Kjo marrëveshj­e sipas jush, a arrin të artikulojë qëllimet për të cilat u krijua edhe çadra?

Kjo marrëveshj­e duhet të ishte arritur disa muaj më parë. Së dyti, shohim që asnjëherë për fat të keq këto dy parti nuk kanë pasur vullnetin më të plotë për të garantuar standardin e zgjedhjeve. Sepse ndryshimet në Kodin Zgjedhor i kanë shtyrë në mënyrë ekstreme dhe nuk kanë respektuar afatet e normat që krijojnë një proces të qetë dhe normal. Gjithmonë janë krijuar situata dhe në fund bëhen zgjedhje të sforcuara. Po të vëmë re, shumë probleme mbeten. Keni qenë gati të jepni ju dorëheqjen? Unë kam qenë i gatshëm të jap dorëheqjen. U kam thënë edhe ndërkombët­arëve se më mirë të jem qytetar normal i një vendi normal, se sa president i një vendi që nuk bën dot zgjedhje.

A keni pak ë n a q ë s i ndaj zotit Rama që nuk u konsultua me ju?

E vetmja pakënaqësi është se përse nuk u zgjidh më përpara. E vetmja gjë është se kriza u zgjidh dhe për këtë falënderoj edhe zotin Rama, edhe zotin Basha.

Ditën e hënë ju votuat kundër shkarkimit të Arben Ahmetajt?

Mendoj se ndërrimi i ministrit të Financave nuk ishte bindës, aq më tepër duke pasur edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me stabilitet­in makroekono­mik. Nëse do të vinte çështja e ndërrimit, e para ishte çështja e ndërrimit të ministrit të Brendshëm, e dyta e ministrit të Drejtësisë dhe natyrisht e disa ministrave të tjerë. Thjesht ishte një qëndrim personal, por që nuk ndryshonte asgjë. Ju i trembeni vetingut? Të lutem, as vetingut, asgjëje tjetër dhe as zgjedhjeve të lira. LSI ka qenë më e interesuar­a për zgjedhje të lira e të ndershme.

Në një takim më 20 maj, Rama tha se LSI- së i jemi lutur, por nuk ka dashur...

Nuk e kam dëgjuar këtë gjë. Së dyti, nuk ka pasur asnjëherë asnjë ftesë serioze nga lidershipi i PS- së për LSI- në. Mund të ketë pasur nëpër takime, që ne i bëjmë 71 pa LSInë, i bëjmë edhe me PDIU, le të vijnë edhe ata. Pra, ka pasur ngacmime ose mistrecllë­qe se sa ftesë serioze. LSI ka qenë e qartë që do të shprehej për koalicion pasi të përfundont­e periudha e këtij mandati dhe të përfundont­e edhe reforma zgjedhore. Dhe ka qenë e gatshme të bëhej edhe bilanci e pastaj të përcaktohe­j koalicioni i ri dhe ne nuk e kemi refuzuar. As publikisht as informalis­ht kjo gjë nuk është refuzuar. Ky nuk përbën asnjë lloj shqetësimi për ne. Me marrëveshj­en aktuale LSI është më e favorizuar­a.

Nuk ka pasur asnjëherë asnjë ftesë serioze dhe nuk ka pasur asnjë refuzim nga ana jonë.

Sot zoti Rama u tha qytetarëve se po të votoni Saliun, nuk do të ketë më investime, punë. Ju çfarë mendoni?

Nuk e kuptoj këtë që votoni Saliun, por si president i ardhshëm, unë do të bëj çdo gjë, që kushdo që të jetë kryeminist­ri i ardhshëm të vazhdojnë të bëhen punë për qytetarët. Ky stil është shumë i vjetruar të kërcënosh qytetarët që do ndërpritet ky apo ai investim. Nuk është mirë dhe etike që të kërcënohen votuesit apo të frikësohen votuesit se në rast se do ndërrohet një qeveri, sepse i bie që të gjithë ata që jetojnë në bashkitë që drejtohen nga PD të votojnë prapë PD se po të vijë PS, nuk do të ketë më investime.

Është folur për një koalicion PS- PD dhe një qeverisje me bazë të gjerë pas zgjedhjeve...

Kjo nuk do të habiste askënd dhe nuk ka arsye. Ndoshta do të ketë... Nëse ky do të jetë qëllimi, mirë është që të shpallej dhe qytetarët ta dinë. Shpesh flitet për modelin gjerman. Në rastin tonë ne kemi politikë tripolare. Dhe kjo formula pa koalicione, një preferencë e dy partive, vetëm do të përforcont­e LSI- në. LSI ka lindur si një divorc me një pushtet arrogant, duke u themeluar në opozitë dhe absolutish­t unë besoj që do të ishte një nder për LSI- në të bënte opozitën në rrethana të tilla.

Zoti Berisha foli për takimin që pati me ju...

Unë dhe Doktori kemi të dy një pikë të fortë, që të dy e mbajmë fjalën. Pastaj unë e kam shprehur simpatinë.

Sa mandate mendoni se mund të merrni?

Kjo është një pyetje që i takon zotit Vasili. Se sa mandate, do t'ua them kur të hapen kutitë. Ajo që mund t'ju them sot është që LSI i ka të gjitha mundësitë të jetë forcë e parë në këto zgjedhje. Ky do të ishte një mesazh shumë pozitiv për të ardhmen. Për çfarë surprizash e keni fjalën? Surprizat kur tregohen nuk janë më të tilla. Surprizë është vetë rezultati i LSI- së. Pastaj ajo do të sjellë surpriza të tjera. Nuk shoh asnjë mundësi që asnjë forcë tjetër politike të marrë më shumë se 52- 53 mandate.

Sa i zhgënjyer je nga qeverisja me Edi Rama?

Nuk mund të them sa i zhgënjyer, sepse edhe ndonjë pritshmëri nuk është se ka pasur. Unë jam shumë i qetë me veten time dhe me LSI ne kemi qenë mjaft korrektë dhe luajalë.

Si e vlerësoni qeverisjen me Edi Ramën. A mban përgjegjës­i LSI për kanabisin, situatën në shëndetësi?

LSI nuk mban asnjë përgjegjës­i për kanabisin, pasi e ka ngritur këtë çështje. Kemi thënë që kërkohet një konsensus. Për çështjen e shëndetësi­së ka paraqitur edhe një projektlig­j në Kuvend. Për çështjet e tjera nuk mban asnjë përgjegjës­i. LSI ka bërë ndërrime ministrash edhe në shenjë reflektimi.

"Ky stil është shumë i vjetruar të kërcënosh qytetarët që do ndërpritet ky apo ai investim. Nuk është mirë dhe etike që të kërcënohen votuesit".

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, dje në "Studio e Hapur", në "News 24"
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, dje në "Studio e Hapur", në "News 24"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania