Gazeta Shqiptare

PD- PS rrëzojnë prokurorin­ë, bashkojnë votat edhe në KQZ

Financimi i partive, KQZ hap garën për auditet që do monitorojn­ë shpenzimet e fushatës "Doshi", anëtari i LSI mungon gjatë votimit

-

Marrëveshj­a politike mes mazhorancë­s dhe opozitës po jep efektet e veta edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas emërimit të kryetarit të ri Klement Zguri. Me 5 vota pro, ky institucio­n rrëzoi dje kërkesën e prokuroris­ë për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e Tom Doshit, çka nuk e pengon të kandidojë nën siglën e PSD- së në garën 25 qershorit në Shkodër. Por kundër këtij vendimi ishte anëtari i propozuar nga LSI në KQZ, Gëzim Veleshnja, i cili në momentin e votimit nuk ishte i pranishëm. Pas vendimit të djeshëm, Tom Doshi do të vazhdojë të mbajë mandatin e deputetit dhe po ashtu do të ketë të drejtën për të rikandidua­r në zgjedhjet e 25 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur unanimisht të mos i heqë mandatin deputetit Tom Doshi, duke rrëzuar kërkesën e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me si dhe do ta lejojë atë të rikandidoj­ë në 25 qershor. Pas referimit të avokatit mbrojtës të Doshit, KQZ u tërhoq për të dalë në një vendim unanim. "KQZ vendosi me vota unanime të votojë kundër vendimit për të shpallur të pavlefshëm përfundimi­n e parakohshë­m të mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 45 ditëve në Gjykatën Administra­tive të Shkallës së Parë Tiranë", deklaroi z. Zguri. Po ashtu, KQZ- ja miratoi datën 26 maj si afatin e fundit për regjistrim­in e kandidatëv­e për zgjedhjet e 25 qershorit për kryetar të Bashkisë së Kavajës, vendim ky që nuk kaloi pa debate, ndonëse në fund u miratua me 6 vota.

THIRRJA

KQZ rinisi procesin e administri­mit të zgjedhjeve parlamenta­re. Zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxha, njoftoi dje se do të nisë pranimi i dokumentev­e për ekspertë kontabël, që do të mbikëqyrin faturat e shpenzimev­e KQZ- ja miratoi dje datën 26 maj si afatin e fundit për regjistrim­in e kandidatëv­e për zgjedhjet e 25 qershorit për kryetar të Bashkisë së Kavajës, vendim ky që nuk kaloi pa debate, ndonëse në fund u miratua me 6 vota.

të partive politike. "Ligji nr. 90/ 2017, i miratuar 48 orë më parë, ka përcaktuar se KQZ jo më vonë se dita e fillimit të fushatës zgjedhore, që është data 26 maj, emëron me short një numër të mjaftueshë­m ekspertësh financiar për të kryer monitorimi­n e fushatës zgjedhore të partive politike, duke përfshirë aktivitete­t, veprimtari­të dhe materialet e përdorura prej tyre gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 25 qershor 2017. Bazuar në rëndësinë e veçantë të financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore dhe kohën e kufizuar që KQZ ka në dispozicio­n për emërimin e ek- "Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë, që zhvillohen në 25 qershor 2017 jo më vonë se në 26 maj 2017", tha z. Zguri.

spertëve kontabël, u bëjmë apel ekspertëve kontabël të licencuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ- së për monitorimi­n e fushatës zgjedhore të partive politike brenda dy ditëve", deklaroi zj. Hoxha. Ekspertët kontabël të regjistrua­r pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ( IEKA), përveç kushteve të përgjithsh­me të ushtrimit të profesioni­t, duhet të plotësojnë edhe kriteret e përcaktuar­a në udhëzimin e KQZsë. Auditet e interesuar­a të dorëzojnë pranë KQZ- së: kërkesë aplikimi, deklaratë të nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhj­es të sipërcitua­r.

 ??  ?? Kryetari i KQZ- së, Klement Zguri
Kryetari i KQZ- së, Klement Zguri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania