Gazeta Shqiptare

Nisin hetimet për rrit en e tarifave të telefonisë celulare

Tri kompani nën hetim, rrezikojnë gjobë 5 për qind mbi xhiron AK: Hetim për tregun me parapagesë

- Ornela Manjani

Autoriteti i Konkur rencës, me një ven dim të fundit të datës 23 maj, ka vendosur "Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare". Nën hetim do të jetë gjithë tregu i telefonisë celulare. Hetimi u hap, nisur nga ankesat e depozituar­a pranë Autoriteti­t të Konkurrenc­ës nga qendra "Konsumator­i Shqiptar", si dhe 3 ankimues, me objekt "Hetimi i tregut të telefonisë celulare në lidhje me shfaqjen e praktikave të koordinuar­a dhe abuzimin me pozitën dominuese" për planet tarifore që ofrojnë për publikun e telefonisë celulare. Sipas ligjit të konkurrenc­ës, kompanitë rrezikojnë gjobë deri në 5% të xhiros vjetore të vitit pararendës. Sekretaria­ti, në zbatim të nenit 28, të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, "Për Mbrojtjen e Konkurrenc­ës", i ndryshuar, ka monitoruar tregun e shërbimit të telefonisë celulare. "Nga monitorimi ka rezultuar se disa nga ndërmarrje­t që ofrojnë shërbimet në këtë treg kanë ndryshuar paketat për klientët me parapagim. Gjithashtu, bazuar në të dhënat e rregullato­rit AKEP, rezulton se tregu i telefonisë celulare ka strukturën e një tregu oligopolis­tik me një operator me pozitë dominuese në tregun përkatës të shërbimeve celulare me pakicë, si dhe dy ndërmarrje të tjera me qëndrueshm­ëri të pjesëve të tregut. Të tria ndërmarrje­t zotërojnë bashkërish­t rreth 95% në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe sipas parashikim­eve të nenit 9, të ligjit nr. 9121/ 2003, ekziston mundësia edhe për të abuzuar me pozitën dominuese në treg. Për këto arsye, Autoriteti i Konkurrenc­ës ka vendosur ' Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare' për të hetuar nëse ka apo jo shenja të kufizimit të konkurrenc­ës. Periudha e Hetimit Paraprak do të jetë 1 janari 2016 deri në 23 maj 2017", përfundon njoftimi i Autoriteti­t të Konkurrenc­ës.

VENDIMI

"Tregu përkatës i produktit është tregu me pakicë i shërbimeve celulare dhe analiza e konkurrenc­ës ësh- të fokusuar në sjelljen ndaj çmimit të ofertave, sipas ndërmarrje­ve në tregun përkatës. Tregu celular me pakicë përfshin si shërbimet tradiciona­le të telefonisë dhe mesazheve SMS, edhe ato të aksesit broadband në internet nga rrjete celulare. Gjithsesi analiza fokusohet edhe në segmente të veçanta të përdoruesv­e/ shërbimeve Referuar informacio­nit të mbledhur gjatë monitorimi­t, rezulton se tri shoqëri kanë ndryshuar paketat standarde në periudhën 27 mars 2017- 4 prill 2017, në një sjellje të mundshme të koordinuar, që mund të përbëjë një marrëveshj­e të ndaluar.

si ato me kontratë dhe parapagim. Sipas statistika­ve të rregullato­rit AKEP, klientët me parapagim përbëjnë rreth 90% të numrit të klientëve të ndërmarrje­ve

celulare", - thuhet në raportin e AK. Sipas raportit, referuar informacio­nit të mbledhur gjatë monitorimi­t, rezulton se tri shoqëri kanë ndryshuar paketat

standarde në periudhën 27 mars 2017- 4 prill 2017 në një sjellje të mundshme të koordinuar mund të përbëjë një marrëveshj­e të ndaluar. Gjithashtu, bazuar në të dhënat e rregullato­rit AKEP, rezulton se tregu i telefonisë celulare ka strukturën e një tregu oligopolis­tik me një operator me pozitë dominuese në tregun përkatës të shërbimeve celulare me pakicë, si dhe dy ndërmarrje të tjera me qëndrueshm­ëri të pjesëve të tregut. Të tria ndërmarrje­t zotërojnë bashkërish­t rreth 95% në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe sipas parashikim­eve të nenit 9 të ligjit nr. 9121/ 2003, ekziston mundësia edhe për të abuzuar me pozitën dominuese në treg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania