Gazeta Shqiptare

Leskaj: Nuk duam të ndikojmë në fushatë

KLSH bllokon publikimin e kontrollev­e

-

Kontrolli

i Lartë i Shtetit ndërpreu publikimin e raporteve të kontrollit për shkak të fushatës elektorale. "Vendimet e kryetarit të KLSH- së mbi auditimet e ushtruara në subjekte nuk do të publikohen në webin e institucio­nit gjatë periudhës elektorale që përkon me zgjedhjet e organeve legjislati­ve për periudhën 23 maj - 27 qershor 2017", - thuhet në urdhrin që kryetari i KLSH- së, Bujar Leskaj ka lëshuar për stafin e brendshëm. Për vitin 2016, janë audituar 37 subjekte të administra­tës qendrore, 51 subjekte të pushtetit vendor, 14 auditime në sistemin tatimor dhe doganor, 20 shoqëri me kapital shtetëror dhe 7 projekte me financim të huaj. Janë audituar 19 subjekte të lidhura me administri­min e pronës dhe vetëm 6 subjekte të mbrojtjes së mjedisit. Ndërsa 13 auditimet e performanc­ës, që janë realizuar gjatë vitit 2016, janë shtrirë në 106 subjekte. Nga auditimet e realizuara gjatë vitit 2016 janë konstatuar shkelje dhe parregulls­i financiare që i përkasin periudhës objekt auditimi 2013- 2016. Parregulls­i dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera janë konsiderua­r si dëm ekonomik në shumën totale prej 25,4 miliardë lekësh, nga e cila rekomandua­r për zhdëmtim në vlerën 24,7 miliardë lekë ose në masën 97% ( 188 milionë euro).

SHKELJET

Nga auditimet e realizuara gjatë vitit 2016 janë konstatuar shkelje dhe parregulls­i financiare që i përkasin periudhës objekt auditimi 2013- 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania