Gazeta Shqiptare

"Si më dhunoi barbarisht policia pas ekzekutimi­t të 2 turistëve çekë"

24- vjeçari në "News24" pas daljes nga burgu: Më shkatërrua­n jetën, kërkoj drejtësi! Maringlen Gjuraj: Më ngatërruan me vrasësin e viktimave

-

Kam 4 muaj që kam dalë nga burgu dhe nuk po e marr dot veten. Ajo që më bëri policia pas vrasjes së dy turistëve çekë më ka shkatërrua­r jetën. Më dhunuan barbarisht dhe bëra 1 vit e gjysmë burg kot. Unë kërkoj që e vërteta të dalë në dritë dhe të mos ngelem i baltosur për diçka që nuk e kam bërë. Kërkoj drejtësi". Kështu u shpreh dje në emisionin "Me zemër të hapur", 24- vjeçari Mariglen Gjuraj, nga zona e Dukagjinit në Shkodër. Afro dy vite pas ngjarjes së rëndë ku humbën jetën Michal Svato dhe Anna Kosinova, 24- vjeçari Gjuraj denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij nga policia e Shkodrës, pasi dyshuan se ai ishte ekzekutori i dy turistëve çekë.

NGJARJA

Mariglen Gjuraj u dhunua në mënyrë barbare nga policia më 5 korrik 2015, kur u vranë turistët çekë. Kjo për faktin se ai u dyshua si vrasësi i mundshëm. Në atë kohë ai ishte student dhe ndodhej në shtëpi me të vëllain. Ai hapi derën pa e ditur kush ishte, dhe pas disa pyetjesh e dhunuan para vëllait të vogël. Policia për të mbrojtur uniformën plotësoi akuza të tjera, sikur të riut i ishte gjetur armë dhe drogë. Ndërkaq, babai i 24- vjeçarit, Gjovalin Gjuraj tregoi përmes lotëve se djali i tij kaloi në koma si pasojë e dhunës së ushtruar nga uniformat blu. Ai deklaroi se është gati të nisë betejën me policinë e Shkodrës për atë që i bënë. Marigleni kreu dënimin me 1 vit e 6 muaj heqje lirie, për një armë që s'e pati kurrë.

DËSHMIA E MARIGLEN GJURAJT

I riu Mariglen Gjuraj u shpreh në "News24" se ajo që i bëri policia ka qenë shkatërrim total për të, si fizikisht ashtu edhe moralisht. Ai tha se nuk po mundet të përshtatet me shoqërinë jashtë edhe pse kanë kaluar 4 muaj pas daljes nga qelia. Marigleni tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes se si policia e rrihte pa e lënë të flasë fare. Mbrëmjen e 5 korrikut të vitit 2015, u ekzekutuan me kallashnik­ov dy turistët çekë Michail Svato dhe Anna Kosinova, përkatësis­ht 27 dhe 36 vjeç. Dy të rinjtë po udhëtonin me makinë nga Thethi për në Shkodër, kur u vranë në fshatin Prekal të Dukagjinit për qëllime grabitjeje nga 20- vjeçari Sokol Mjacaj. Autori i krimit u kap nga policia dhe FNSH- ja 48 orë pas krimit, në fshatin Grudë e Re.

"Ka qenë shkatërrim total për mua, fizikisht e moralisht. Më ka kthyer shumë mbrapa. Në fillim mendova se më ngatërruan dhe do të më lironin, por ata vazhduan, ndërsa më çuan në Lezhë për seancat gjyqësore. Në këta 4 muaj liri, nuk e kam marrë veten tamam, s'po ambientohe­m dot me shoqërinë, plus që kam shkuar edhe në spital prej pasojave", - tha 24- vjeçari. Ndërkohë, pohoi se "babai ishte i pari që më priti. Unë dua që e drejta ime të dalë në dritë. Të mos ngelem i baltosur për diçka që s'e kam bërë. Unë kërkoj akoma pafajësinë. U dhunova dhe ata që më dhunuan nuk shkojnë para drejtësisë. Bëra 1 vit e gjysmë burg kot. Unë isha me vëllain në shtëpi, nuk e kisha dëgjuar ngjarjen, pasi ishte larg shtëpisë sime. Nuk më interesont­e ajo ngjarje. Policët kapërcyen murin, hynë vetë, erdhën me automatik drejt meje. Më thanë ' shtriu ose të vramë'. Më rrahën. Vetëm më rrihnin e shanin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania