Gazeta Shqiptare

Vrasja e ish- komisar Cukut, gjendet e hedhur në plehra bluza e atentatori­t

Profili gjenetik i ADN- së po krahasohet me personat e dyshuar Hetuesit kanë në duar mbetjet biologjike të gjetura në rrobë

-

Kur ka kaluar një muaj nga vrasja në mënyrë makabre e ish- drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit Artan Cuku, dalin në dritë detaje të tjera lidhur me atentatori­n e tij. Hetimet, të cilat tashmë kanë kaluar në dorë të prokurorëv­e të Krimeve të Rënda dhe janë duke u udhëhequr nga prokurori Henrik Ligori, duket se janë në rrugë të mbarë për të identifiku­ar dhe vënë në pranga autorin e ekzekutimi­t të Cukut, ngjarje kjo e ndodhur më 8 prill të këtij viti, në hyrje të pallatit ku viktima banonte bashkë me familjen e tij. Burime të besuara pranë grupit hetimor bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se kanë gjetur prova të forta për të zbuluar identiteti­n e agresorit. Mësohet se vetëm pak ditë pas ngjarjes, rreth 500 metra larg pallatit ku u vra Cuku, hetuesit kanë gjetur bluzën e autorit të hedhur në një kazan plehrash, provë kjo e cila u dërgua menjëherë për ekzaminim. Ndërkaq, nga ana tjetër grupi hetimor është duke vijuar hetimet intensive për të zbuluar edhe shkaqet e vrasjes së ish- drejtorit të Policisë së Vlorës. Nga ana tjetër, pak ditë pasi ndodhi krimi, Policia e Shtetit publikoi për mediat dy video të ndryshme, në të cilat shfaqej autori i dyshuar i vrasjes, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve nëse e njihnin personin që ishte kapur nga kamerat e sigurisë, duke vënë në dispozicio­n edhe një shpërblim.

BLUZA E GJETUR NË PLEHRA

Bluza e gjetur në një kosh plehrash, vetëm pak metra larg pallatit "Melros", në "Rrugën e Kosovarëve", ku u vra Artan Cuku, duket se është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të identifiku­ar autorin. Bu- Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Artan Cuku u shënua më datë 08.04.2017, rreth orës 20: 11, në "Rrugën e Kosovarëve", në hyrje të pallatit "Melros", në Tiranë. Ish- drejtori i Policisë së Vlorës u qëllua me 4 plumba pistolete. rimet e lartpërmen­dura thanë dje se, pikërisht kjo bluzë është e njëjtë me atë të djalit të ri që është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në pallatin ku banonte Cuku para se të ndodhte krimi dhe duke u larguar më pas nëpër rrugica. Ndërkaq, burimet sqaruan më tej, se pas vrasjes së Cukut, në disa kosha plehrash janë gjetur një sërë rrobash të hedhura. Por që më pas rezultoi se asnjëra prej tyre nuk i përkiste atentatori­t. Kjo, pasi të gjitha rrobat e gjetura u krahasuan me veshjen e personit që shfaqej në kamerat e sigurisë. Në këtë rrobë, burimet saktësuan se janë gjetur mbetje biologjike, si fije floku dhe pështymë, nga të cilat është zbuluar edhe profili gjenetik i ADN- së së autorit të Cukut. Ky profil gjenetik është duke u kraha- suar me profilet gjenetike të personave që dyshohet të jenë autorë të vrasjes së Artan Cukut, të cilët po hetohen nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

HETIMI

Hetuesit e çështjes dyshojnë se atentatori mund të jetë vrasës me pagesë, i cili mund të jetë paguar nga per- soni që e ka dashur Artan Cukun të vdekur. Hetimet vijojnë të jenë të përqendrua­ra në tri pista kryesore. E para është ajo për shkak të detyrës që Cuku ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë në radhët e Policisë së Shtetit. E dyta dyshohet të jetë ajo për shkak të konkurrenc­ës, pasi Cuku administro­nte një polici private. Por nuk përjashtoh­et edhe pista e gjakmarrje­s, pasi në vitin 2005, kur Artan Cuku mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Tiranë, Artan Daka vrau veten me armën e shërbimit të Cukut.

MOMENTI PARA VRASJES

Artan Cuku u qëllua për vdekje me 4 plumba, 2 prej të cilave i mori në kokë. Ishdrejtor­i i Policisë së Vlorës u ekzekutua mbrëmjen e datës 8 prill, në hyrje të pallatit ku banonte, teksa ishte duke shkuar për në banesën e tij. Nga pamjet e kapura nga dy kamera të ndryshme të bizneseve në zonë dhe të publikuara nga Policia e Shtetit, autori vihet re në orën 18: 53, rreth 1 orë e 7 minuta përpara atentatit. Nga pamjet duket një djalë i ri rreth 1.80 i gjatë, i veshur me rroba sportive dhe në kokë mban një kapele. Ndërsa vjen nga rruga kryesore, duart i mban në xhepa, ku dyshohet se mund të ketë fshehur armën. Më pas ngjit një palë shkallë dhe del në një anë të pallatit ku ndodhen disa dyqane të boshatisur­a. Pikërisht në këtë vend dyshohet se i riu ka qëndruar në pritje të Artan Cukut. Më pas, teksa ngjit shkallët, ai mban kokën ulur, ku streha e kapeles që mban në kokë i mbulon pamjen e fytyrës. Pasi kapërcen mbrojtëset e hekurta, humbet nga rrezja e kamerave të sigurisë dhe pak metra më tej ndodhet edhe hyrja e pallatit ku banonte dhe u vra Artan Cuku.

 ??  ?? Artan Cuku
Artan Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania