Gazeta Shqiptare

Vrau kushëririn në Greqi, kërkohet burgim i përjetshëm për Denis Zakën

Vladimir Murrizi u masakrua me 25 thika në trup

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Denis Zakën, i cili akuzohet se vrau me thikë kushëririn e tij, pasi ky i fundit e kishte ofenduar nga gruaja me fjalët "Gruaja jote është k…". Ngjarja e rëndë u shënua më 3 gusht të vitit të shkuar, në një fshat të Larisës, ku viktimë mbeti Vladimir Murrizi. Nga hetimet e prokuroris­ë, ka rezultuar se viktima është qëlluar mizorisht të paktën 25 herë me thikë nga Zaka, plagë të cilat i ka marrë në zemër dhe në fyt. Ditën e djeshme, Zaka doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe nuk bëri asnjë koment për dënimin e kërkuar ndaj tij. Më herët, Zaka ka treguar para hetuesve se pasi kishte kryer krimin e rëndë, trupin e pajetë të kushëririt të tij e kishte groposur në një përrua. Po ashtu, 26- vjeçari nga Lushnja ka rrëfyer më tej, se pasi e kishte groposur viktimën, sipër dheut i kishte hedhur edhe disa monedha që kishte pasur me vete. "Kushëririn e vrava se më shau gruan. Pimë alkool të dy në lokal. Pastaj u nisëm të vidhnim një frezë. Rrugës debatuam. Nuk durova dot sharjet ndaj gruas dhe e godita me thikë. Vladimiri ra përtokë dhe ishte i mbuluar nga gjaku. Nuk reagoi më. Kisha frikë nga arrestimi, nuk dija ç'të bëja, ndaj vendosa ta fshihja kufomën. E groposa buzë një përroi", - ka thënë Zaka para hetuesve. Fillimisht, i riu nuk e ka pranuar të kishte lidhje me zhdukjen e kushëririt të tij, dhe se familjarëv­e të viktimës, të cilët denoncuan dhe zhdukjen, u kishte thënë se Vladimiri ishte larguar në një fshat tjetër të Greqisë për të punuar. Më pas, ai ngriti pretendimi­n se ishte vrarë nga persona të tjerë, teksa vidhte një korrëse bari. 26- vjeçari u arrestua verën e vitit të shkuar nga Policia e Fierit, pasi Zaka ishte kthyer në banesën e tij pasi kishte kryer vrasjen në Greqi. Ndaj tij rëndon akuza e "Vrasjes për shkak të marrëdhëni­eve familjare".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania