Gazeta Shqiptare

Ministri i ri i Brendshëm takon drejtuesit e policisë: Do mbani përgjegjës­i për drogën

Demiraj: Kush përfshihet në fushata, do mbajë përgjegjës­i penale

-

Ministri

i ri i Punëve të Brendshme, Dri tan Demiraj zhvilloi dje një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, ku përcolli disa mesazhe dhe shpalosi prioritete­t kryesore të mandatit të tij. Gjatë takimit, ai ka theksuar për garantimin e një procesi zgjedhor me standarde të larta profesiona­le nga ana e Policisë së Shtetit. Ministri nënvizoi se cilido person me uniformë dhe pa uniformë pjesë e strukturav­e të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që përfshihet në fushata duke shkelur parimet kushtetues­e dhe ligjet që garantojnë procesin zgjedhor, do të mbajë përgjegjës­i administra­tive dhe penale me largim nga detyra dhe ndjekje penale. "Shpërdorim­i i autoriteti­t policor për të influencua­r në mbështetje­n e një partie politike është vepër penale dhe dënohet me burgim", - u shpreh ai. Ai foli edhe për ashpërsimi­n e luftës kundër kanabisit në çdo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë. Demiraj tha se duhet të vijojë intensifik­imi në luftën ndaj fenomenit, sidomos në parandalim­in e saj në mbjellje apo kultivim. "Kontrolli i territorit është detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet të angazhohet maksimalis­ht. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohe­t rreptësish­t. I gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit do të mbajë përgjegjës­i sipas përcaktime­ve të ligjit", - tha ai. Gjithashtu, ministri i Brendshëm u ndal edhe te forcimi i sigurisë dhe rendit publik gjatë sezonit turistik. Ai kërkoi angazhim maksimal nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe qetësinë publike gjatë këtij sezoni veror, dhe një përqendrim të veçantë në drejtim të parandalim­it të aksidentev­e dhe përmirësim­it të qarkullimi­t rrugor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania