Gazeta Shqiptare

Udhëzimi për maturën, Vejsiu: I njëjti gabim si një vit më parë

Dokumenti i MAS: Aplikimi për universite­t me 2 raunde, ja kalendari i datave sipas qyteteve "Të ndryshohet, duhen eliminuar fazat stresuese"

-

Një ditë pas publikim it të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit mbi pranimet në universite­te, ish- drejtori i Arsimit Parauniver­sitar, Fatmir Vejsiu ka pohuar se ky udhëzim duhet ndryshuar, për të mos u përballur me kaosin e krijuar gjatë vitit të kaluar. "Nëse nuk duan të ndodhë ajo që ndodhi në Maturën 2016, ky udhëzim duhet ndryshuar. Sugjeroj rankimin e preferenca­ve për të eliminuar etapat e zhurmshme dhe stresuese për maturantët dhe familjet e tyre. Maturanti më i mirë fiton preferencë­n e parë, të tjerët mbajnë radhën ( presin vendet bosh që kanë lënë më të mirët). Maturantët i kanë përcaktuar se kë drejtim studimi pëlqejnë më shumë. Stafi i ri i MAS- it, të mos bëjë të njëjtin gabim që u bë vitin e kaluar", komentoi Vejsiu në rrjetet sociale. Po ashtu, ai shtoi se: "Në të kundërt do të mbartin mbi supe mallkimin e mijëra maturantëv­e dhe prindërve ( edhe timin, sigurisht)! Nuk do të mbetem thjesht në suazën e mallkimit, do të flas edhe më shumë sesa viti i kaluar, pasi nuk i kam parë kurrë gjërat politikish­t! Jam munduar të jem sa më profesiona­l ( flas edhe në emër të përvojës në këtë fushë)".

UDHËZIMI

Përmes një udhëzimi, që mban datën 19.05.2017, Ministria e Arsimit përcaktoi të gjitha rregullat dhe afatet që duhet të ndjekin maturantët. Sipas këtij dokumenti, pas finalizimi­t të procesit të Maturës Shtetërore, maturantët do t'i nënshtrohe­n raundit të parë të aplikimit për në universite­t, i cili ka për qëllim procesin e aplikimit online në portalin "Matura Shtetërore Online". Të drejtën e aplikimit e kanë vetëm ata kandidatë të cilët kanë përfunduar ar- simin e mesëm dhe plotësojnë dokumentac­ionin, kushtet që kanë të bëjnë me pajisjen me dokumentac­ion ligjor të përfundimi­t të arsimit të mesëm, plotësimi i notës mesatare, e cila duhet të jetë mbi 6, apo nuk rezultojnë të regjistrua­r në një program tjetër. Maturantët, përpara aplikimit në portalin e Maturës Shtetërore, duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën e 2 mijë lekëve në zyrat e Postës Shqiptare apo bankat e nivelit të dytë. "Në periudhën 20- 29 korrik 2017, të gjithë kandidatët të cilët duan të ndjekin studimet në universite­t, duke përfshirë edhe ata që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, pas pagesës së tarifës, do të kryejnë aplikimin në portal, nëpërmjet formularit. Aplikimi do të kryhet në çdo drejtori arsimore sipas kalendarit të përcaktuar", thu- het në udhëzimin e MAS- it. Gjatë aplikimit, kandidatët zgjedhin deri në 10 programe studimi nga lista e programeve që ofrojnë universite­tet për këtë vit akademik. Një ditë pasi maturanti ka parë emrin në listën e fituesve, që më 29 gusht, mund të shkojë në sekretarin­ë e shkollës për të bërë direkt regjistrim­in me dokumente. Është menduar se kjo periudhë, deri më 11 shtator, të bëhet me 7 faza regjistrim­esh 48- orëshe, duke zhvendosur aq herë vizën e kuqe, deri në plotësimin e kuotave bosh. Fituesit që nuk regjistroh­en brenda afateve, humbasin të drejtën e studimit, por mund të aplikojnë për raundin e dytë.

RAUNDI I DYTË

Sipas udhëzimit, brenda 13 shtatorit do të shpallen kuotat e lira, ndërkohë që mundësia e çregjistri­mit për ata që nuk janë të bindur për zgjedhjen që kanë bërë, është vetëm data 12 shtator. Kandidati bën një kërkesë për çregjistri­m në sekretarin­ë mësimore të fakultetit ku është regjistrua­r, duke tërhequr edhe dokumentet e tij. Ndërkaq, aplikimet për raundin e dytë do të bëhen brenda një jave, nga 15- 22 shtator, dhe këtu mund të garojnë ata kandidatë të cilët nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë, nuk janë shpallur fitues gjatë raundit të parë, nuk kanë arritur të regjistroh­en në fazën e parë apo janë çregjistru­ar pas përfundimi­t të raundit të parë. Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë 2 kalendarët, në lidhje me aplikimet në raundin e parë dhe të dytë, të cilët i gjeni bashkëngji­tur shkrimit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ish- drejtori i Arsimit Parauniver­sitar, Fatmir Vejsiu
Ish- drejtori i Arsimit Parauniver­sitar, Fatmir Vejsiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania