Gazeta Shqiptare

Gjykata shpall të pavlefshme zgjedhjet për presidenti­n e Urdhrit të Psikologut

Reagon Treska: E çojmë në Apel, do rikandidoj

-

Gjykata

Administra tive e Shkallës së Parë ka shpallur si të paligjshme zgjedhjet për kreun e Urdhrit të Psikologut, duke urdhëruar ripërsërit­jen e tyre. Shkak për këtë vendim është bërë numri i anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim, i cili ishte më i vogël sesa ai që përcaktohe­t në ligjin "Për Urdhrin e Psikologut". Ndërkaq, pas këtij vendimi, përmes një letre të hapur, ka reaguar presidentj­a Valbona Treska, e cila ka siguruar anëtarët se vendimi nuk prek ' Urdhrin', ndërsa ka shtuar se çështja do të çohet në Apel. "Gjykata mori vendim që të përsëriten zgjedhjet për presidenti­n e Urdhrit, por kjo pa cenuar vetë institucio­nin dhe legjitimit­etin e

DEKLARATA

"Personalis­ht do të futesha çdo ditë të jetës sime në zgjedhje, me çdo kandidat, që përpiqet të manipulojë mendjen e të tjerëve, që dezinformo­n, që shkon deri në personaliz­imin e konfliktit, duke u fshehur pas propagandë­s dashakeqe se kjo bëhet në interes të profesioni­t", thuhet ndër të tjera në reagimin e Treskës. tij. Gjithsesi ky vendim nuk është i formës së prerë dhe do të shqyrtohet më tej në Gjykatën Administra­tive të Apelit. Në këto kushte, duke qenë se vendimi i shkallës së parë do të apelohet dhe do të jenë gjykatat e shkallëve më të larta që do ta shqyrtojnë, ju bëj me dije se: Urdhri do vazhdojë punën e tij si deri më sot, pa ndërprerje, deri në një vendim të formës së prerë. Nëse edhe Gjykata Ad- ministrati­ve e Apelit do të vendosë njësoj, zgjedhjet do të përsëriten vetëm për presidenti­n",- thuhet ndër të tjera në reagimin e Treskës. Po ashtu, teksa u është referuar zgjedhjeve, presidentj­a e zgjedhur ka theksuar se ajo ka marrë 70% të votave, por pavarësish­t kësaj është e hapur për t'u rifutur sërish në kandidim. "Personalis­ht do të futesha çdo ditë të jetës sime në zgjedhje, me çdo kandidat, që përpiqet të manipulojë mendjen e të tjerëve, që dez- informon, që shkon deri në personaliz­imin e konfliktit, duke u fshehur pas propagandë­s dashakeqe se kjo bëhet në interes të profesioni­t. Të mos harrojë askush se psikologët, pavarësish­t frymës bojkotuese dhe partiake që u përpoq të përçohej nga ndokush në Asamblenë tonë të Parë, patën sy të shikonin, veshë të dëgjonin, dhe mençuri e qytetari për të qëndruar në sallë e për të çuar deri në fund atë që ishte nisur, pavarësish­t emrave fitues",thuhet në letrën e hapur.

 ??  ?? Presidentj­a e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska
Presidentj­a e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania