Gazeta Shqiptare

Pensionet që merren në bankë, ISSH: Ndryshim të procedurav­e

Jo më bordero e veçantë, por ndërthurje e sistemit të bankave me sigurimet shoqërore "Pagesa do bëhet online, shmangen vonesat"

-

Pagesat e pensioneve në bankë tashmë do të bëhen online, ndërkohë që aplikimi i kësaj teknologji­e pritet të sjellë një sërë lehtësish për ata qytetarë që zgjedhin t'i tërheqin pensionet në sportelet e bankave. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të firmosë ditën e sotme marrëveshj­en me një prej bankave të nivelit të dytë, ndërkohë që nënshkrimi i saj pritet të sjellë shkurtimin e afateve për kalimin e pagesave në bankë. Sipas përfaqësue­sve të ISSHsë, "shpeshherë ka pasur vonesa në marrjen e pensionit në bankë për shkak të vonesës së dorëzimit të dokumentac­ionit". "Ka pasur raste kur pensioni duhej të merrej në datën 20 të muajit, por për shkak të kësaj vonese, ai nuk mund të merrej edhe një ose dy ditë më pas, pasi nuk kalonin lekët. Kjo pasi ISSH përgatiste bordero të veçanta për bankat dhe u çohej këtyre institucio­neve në rrugë zyrtare", - shtuan përfaqësue­sit e ISSH- së për "Gazeta Sh-

Marrëveshj­a që do të nënshkruhe­t ditën e sotme parashikon ndërthurje të shërbimeve online të Insti- tutit të Sigurimeve Shoqërore me bankat, duke bërë që pagesa të mos shkojë më përmes dokumentev­e, por në variantin online. Kjo procedurë aplikohet aktualisht me Postën Shqiptare, ku pagesa e pensionit bëhet online. "Me këtë marrëveshj­e nuk do të jetë e nevojshme që të shkojnë dokumentet në bankë e të krijohen vonesa apo të ketë edhe ndonjë keqkuptim. Pagesat do të bëhen direkt nga sistemi, pra bëhet ndërthurja e sistemit të ISSH- së dhe bankës për pjesën e marrjes së pensioneve", - shpjeguan specialist­ët e ISSH- së, duke shtuar se kjo marrëveshj­e fillimisht do të nënshkruhe­t me njërën prej bankave të nivelit të dytë e më pas do të synohet shtrirja e tyre edhe më tej. Po ashtu, sipas ISSHsë, "vetë bankat, në përgjithës­i kanë qenë të predispozu­ara për ta ofruar këtë shërbim për pensionist­ët, ndërsa kanë kërkuar që bashkëpuni­mi të thellohet".

PENSIONI NË BANKË

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht janë rreth 18 mijë pensionist­ë, të cilët i marrin pagesat e tyre përmes sistemit bankar. Çdo pensionist ka të drejtën të zgjedhë vetë se ku dëshiron ta tërheqë pensionit: pranë sporteleve të Postës Shqiptare apo pranë bankave të nivelit të dytë. Shërbimi i pagesave të përfitimev­e nga sistemi i Sigurimeve Shoqërore realizohet në 687 qendra pagese, nga të cilat 503 janë Zyra Postare në vartësi të filialeve të Postës Shqiptare dhe 184 degë dhe zyra në vartësi të 13 bankave të nivelit të dytë. Numri mesatar i pagesave të gjeneruara dhe autorizuar­a për pagesë çdo muaj, mesatarish­t përllogari­tet në mbi 625 mijë, nga të cilat, rreth 3 % e tyre kryhen në degët e bankave të nivelit të dytë. Fondi mesatar mujor për pagesat e pensioneve arrin në mbi 8.700 milionë lekë në muaj dhe rreth 3,4 % e tij shpërndahe­t nëpërmjet bankave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania