Gazeta Shqiptare

Hapet qendra e vizitorëve në Parkun e Dajtit, informacio­n për turistët

Dita Europiane e Parqeve, Koka: Shtim të hapësirave

-

Hapet

qendra e re e viz itorëve në Parkun Kombëtar të Dajtit, e cila do të jetë një pikë informacio­ni dhe shërbimi të kualifikua­r për çdo turist vendës dhe huaj. Inaugurimi është bërë nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka në Ditën Europiane të Parqeve, i cili inspektoi gjithashtu edhe rikonstruk­sionin e Shtëpizës së Reinxhërsa­ve në hyrje të Parkut Kombëtar, si dhe investimet në logjistikë për stafin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të financuara nga "Natura 2000". Sipas Kokës, në thuajse katër vite është treguar një vëmendje në rritje për ruajtjen dhe shtimin e zonave të mbrojtura. "Tashmë kemi mbërritur nivelin e 17% të sipërfaqev­e të zonave të mbrojtura në territorin shqiptar të klasifikua­ra në nivele të ndryshme", - tha Koka, duke shtuar se krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe autonomia financiare që ky institucio­n do të marrë nga ligji i ri i zonave të mbrojtura të miratuar më 4 maj 2017 në parlamenti­n shqiptar, është një zhvillim i rëndësishë­m. Po ashtu, sipas tij, "nuk mund të vazhdohet me të njëjtën filozofi, ku shumë qytetarë shqiptarë duhet të udhëtojnë qindra mijëra km larg në vende të huaja për të pushuar". "Ne kemi të gjitha mundësitë, të gjitha resurset, kemi njerëz të mrekullues­hëm, të cilët mund të ofrojnë shërbime të mrekullues­hme qoftë për të pushuar apo për t'u argëtuar dhe aq më shumë për t'i parë fëmijët të lumtur dhe ky është misioni ynë",- përfundoi ministri gjatë fjalës së mbajtur në inaugurimi­n e qendrës së informacio­nit në Dajt. Dita Europiane e Parqeve shërben për të promovuar zonat e mbrojtura dhe për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes, menaxhimit, por edhe frekuentim­it të tyre. Parqet kombëtare janë oaze të natyrës, që ofrojnë për çdo qytetar qetësi, duke lidhur më shumë njerëzit me mjedisin.

 ??  ?? Qendra e re e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Dajtit
Qendra e re e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Dajtit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania