Gazeta Shqiptare

Thaçi: BE- ja pasive për Ballkanin, s'ka plan strategjik

Presidenti i Kosovës: Vonesa e politikës europiane për rajonin, e papërgjegj­shme "Idenë e Shqipërisë së Madhe e mban gjallë Beogradi"

-

Bashkimi Europian është pasiv në lidhje me Ballkanin"; kjo është deklarata e Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për të përditshme­n austriake "Salzburger Nachrichte­n". Thaçi, ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Austri, përgjatë së cilës ka pasur edhe një takim me presidenti­n austriak Van der Bellen. Këtë takim, por edhe për marrëdhëni­et bilaterale ndërmjet dy shteteve, për procesin e integrimev­e euroatlant­ike, liberalizi­min e vizave dhe situatën politike në Kosovë, Presidenti i Kosovës i ka komentuar në këtë intervistë. Po kështu Thaçi ka folur edhe për Shqipërinë e Madhe, pas deklaratav­e të tij dhe Kryeminist­rit të Shqipërisë Edi Rama. Ai ka deklaruar se ideja e Shqipërisë së Madhe vjen nga Serbia, e cila e ka hedhur si tezë për të mbuluar pretendime­t e saj për krijimin e Serbisë së Madhe.

Ishte i suksesshëm takimi me presidenti­n Van der Bellen?

Ishte një takim i shkëlqyer! Ne diskutuam mbi marrëdhëni­et e shkëlqyera në mes të Austrisë dhe Kosovës, nuk ka çështje të hapura mes dy vendeve tona. Ne kemi diskutuar vetëm se si mund të thellojmë edhe më tutje bashkëpuni­min e mirë në mes nesh. Austria ishte ndër shtetet e para që e kanë njohur Kosovën, dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Austria është gjithashtu një nga investitor­ët më të mëdhenj në Kosovë. Unë shfrytëzov­a rastin për të ftuar investitor­ë të tjerë. Gjithashtu, kam ftuar edhe presidenti­n Van Der Bellen për ta vizituar Kosovën.

Asnjë çështje e hapur me Austrinë, por ndoshta me Brukselin. Sot, e mërkurë, Federica Mogherini takon përfaqësue­sit e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Çfarë prisni ju nga kjo drekë pune?

Ne nuk kemi për të sqaruar ndonjë çështje të pazgjidhur me Brukselin. Ne duam që ta shohim Brukselin më shumë të angazhuar dhe presim që ky takim të jetë një konfirmim i vëmendjes më të madhe të BEsë dhe Shefes së Politikës së Jashtme Mogherini drejt Ballkanit Perëndimor. Takimi është një ide shumë e mirë, por ne nuk mund të presim mrekulli prej tij.

Liberalizi­mi i vizave është një prioritet i lartë për Kosovën…

Së pari Kosova kishte 94 kushte, të cilat që të gjitha i ka plotësuar. Pastaj, erdhi kushti i 95- të. Kjo nuk është përmbushur ende për shkak të çështjeve të brendshme politike. Unë shpresoj që ne do ta përmbushim sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, mbetet e papranuesh­me që BE- ja ta izolojë Kosovën dhe qytetarët e saj edhe më tej nga Evropa - si të vetmin vend.

Kjo do të mund të krijojë hapësirë për ideologjit­ë që nuk janë pro- evropiane, paralajmër­uat ju në një intervistë me gazetën "Handelsbla­tt"…

Nuk është vetëm liberalizi­mi i vizave, por e gjithë vonesa me të cilën BE- ja ka arritur për Kosovën dhe rajonin në përgjithës­i. Kjo e ka efektin që në një hapësirë të krijohen ideologji, qofshin ato radikale ose nacionalis­te. Por ajo gjithashtu hap hapësirë për ndikimin rus. Vonesa e politikës së BE- së në Ballkan është e papërgjegj­shme!

Ju kritikoni BE- në për mungesë vizioni?

Konkretish­t mendoj unë, që BE- ja qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor nuk e ka strategjik­e, por më shumë sipas kritereve teknike dhe administra­tive. Bruk- seli nuk luan rolin e një udhëheqësi, të një motori, por vetëm reagon ndaj zhvillimev­e në rajon - si një vëzhgues pasiv.

Cili është vizioni juaj për rajonin? Ideja e Shqipërisë së Madhe për krijimin e një shteti, luan ndonjë rol?

Ideja e Shqipërisë së Madhe vjen nga Beogradi dhe jo nga Kosova, apo nga Shqipëria. Kjo është një dezinforma­të e Serbisë, me qëllim të mbulimit të synimeve të tyre për krijimin e Serbisë së Madhe. Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është një ide që erdhi nga shqiptarët. Vetëm Beogradi e mban këtë diskutim të gjallë.

Në pak javë Kosova do të zgjedhë parlamenti­n e ri. Në çfarë drejtimi po shkon vendi juaj në të ardhmen?

Të gjitha partitë politike janë pro NATO- s dhe pro BEsë. Kosova është vendi më pro- evropian në Ballkanin Perëndimor. Rrjedhimis­ht nuk do të ketë ndryshim të drejtimit, vetëm një ndryshim të ritmit. Disa do të kenë zgjidhje të shpejta, disa të tjera të ngadalshme. Unë pres zgjedhje të lira, demokratik­e me pjesëmarrj­en e të gjitha grupeve. Ne kemi ftuar vëzhgues të BEsë. Është një test tjetër, por edhe një konfirmim i pjekurisë së demokracis­ë në Kosovë. Unë mbetem i bindur se ne do të kemi një qeveri stabile, pro- evropiane dhe multietnik­e, e cila do të jetë në gjendje për të vazhduar reformat.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania