Gazeta Shqiptare

Terrorizmi në Manchester, May jep alarmin: Priten sulme të tjera

-

Britania

është ngritur në këmbë, që pas sulmit në "Manchester Arena", ku mbetën të vdekur 22 persona dhe të plagosur 64. Mijëra efektivë policie kanë nisur kontrollet, ndërsa deri tani kanë realizuar tre arrestime, fokusi i të cilave është nëse kamikazi Salman Abedi veproi vetë, apo nën ndikimin e xhihadistë­ve të tjerë. Mes të arrestuarv­e është edhe vëllai 23- vjeçar i Abedit, Hashem Abedi, të cilit i janë vënë prangat në Tripoli të Libisë. Terroristi 22vjeçar vrau 22 persona dhe shkaktoi plagosjen e 64 të tjerëve, kur hodhi veten në erë në mjediset e jashtme të koncertit të Ariana Grandes, orët e vona të së hënës. Mes viktimave ishte edhe një oficere policie, jashtë detyrës. Alarmi nga kërcënimi terrorist në Britani është rritur në nivelin "kritik", që do të thotë se sulme të tjera të së njëjtës natyrë janë të pritshme në shtetin ishullor. Kryeminist­rja Theresa May ka deklaruar se situata është ende e pasigurt dhe mund të ketë sërish sulme, por këtë herë në Londër. Ajo shtoi gjithashtu, se personeli ushtarak është dërguar për mbrojtjen e zonave kyçe, ku rrezikshmë­ria mund të jetë më e lartë, si Parlamenti, apo pallati i Birmingham. Hetuesit po përpiqen të përcaktojn­ë nëse Abedi është stërvitur në një kamp ekstremist­ësh në vendin nga ku vinte familja e tij, e ku ISIS- i dhe AlQaeda kanë lidhur aleancë për të luftuar forcat qeveritare. Deri tani, sipas mediave lokale, babai i kamikazit ka pasur lidhje të mëparshme me Al- Qaedan, çka nënkupton se ajo mund të ketë kërkuar sulmin. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme janë mbajtur edhe homazhet për viktimat. Këngëtarja Ariana Grande ka deklaruar dje se do të paguajë funeralet e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania