Gazeta Shqiptare

Vriten në atentat kreu i OSHEE- së dhe pronari i TV "Vlora Chanel"

Shënjestër e autorëve, biznesmeni Hyseni, i afërm i viktimës së masakrës së Çoles Roland Saliu e Erven Hyseni u qëlluan me kallash në lokal

-

ar plumbave. Ndërkohë, forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarj­e ( janë gjetur 12 gëzhoja plumbash) dhe kanë nisur hetimet. Pas kryerjes së vepri- meve hetimore paraprake, blutë pohuan se dyshohet që shënjestër e atentatit ka qenë pronari i televizion­it lokal, "Vlora Channel", kurse drejtori i OSHEE ka mbetur i vrarë aksidental­isht. Ndërkaq, ende nuk dihet motivi i vrasjes së dyfishtë.

ATENTATI

Mbrëmë rreth orës 19: 30, persona të panjohur kanë qëlluar me kallashnik­ov nga një makinë në lëvizje në drejtim të lokalit "Bar Vlora". Në momentin që atentatorë­t kanë mbërritur me automjetin e tyre tek "Sheshi i Flamurit", pronari i televizion­it lokal "Vlora Channel", Erven Hyseni dhe kreu i OSHEE- së, Roland Saliu kanë qenë në të njëjtin ambient duke pirë kafe. Mësohet se Saliu, sapo ishte kthyer nga një takim elektoral dhe si duket kishte vendosur të konsumonte një kafe buzë detit. Pas krimit, ekzekutorë­t janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ata e kanë braktisur dhe djegur automjetin e tyre në fshatin Panaja të Vlorës dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

HETIMET

Vrasja e dyfishtë ka alarmuar policinë e Vlorës, e cila ka "blinduar" qytetin, duke ngritur postblloqe të shumta në të gjitha rrugët

e tij. Pavarësish­t hetimeve, nuk është bërë i mundur identifiki­mi dhe vënia në pranga e autorëve të krimit. Burime pranë grupit hetimor pohuan se po hetohet në disa pista për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakis­ht, dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë biznesmeni Erven Hyseni, i afërm i Akil Rakipit, njërit prej viktimave të masakrës së Çoles, që ndodhi në prill të vitit

2015. Burime pranë grupit hetimor pohuan se po hetohet në disa pista për zbardhjen e ngjarjes. Por, nuk përjashtoh­et mundësia që atentati të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Roland Saliut, i cili mbante postin e drejtorit të OSHEEsë që prej dy vitesh. Policia dhe prokuroria e Vlorës po hetojnë intensivis­ht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ?? Biznesmeni Erven Hyseni
Biznesmeni Erven Hyseni
 ??  ?? Drejtori i OSHEE, Roland Saliu
Drejtori i OSHEE, Roland Saliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania