Gazeta Shqiptare

ISH- PUNONJËSI I "SHTËPISË ME GJETHE":

-

Nesti Vako ka punuar për 37 vite pranë "Shtëpisë me gjethe", godina prej nga ku përgjohesh­in shqiptarët në diktaturën komuniste. Tanimë si Muze Kombëtar i Përgjimeve, me dokumente, video, objekte, harta, ilustrime, rrëfime e incizime, ish- godina simbol e një sistemi që synoi kontrollin tërësor të ' trupit e shpirtit'- ironikisht hedh dritë mbi mëkatet e veta. Njerëz që u përgjuan e u kontrollua­n prej aty, janë dënuar falë atyre përgjimeve, për krime që në konceptin tonë sot, nuk janë krime, siç mund të jetë kritika ndaj pushtetit.

ISH- PUNONJËSI KRENAR

Ndryshe e sheh këtë godinë Nesti Vako, ish- punonjës i "Shtëpisë me gjethe", kur ajo funksionon­te si seli përgjimi, e kur dridhte gjunjët e kalimtarëv­e nga trotuari përballë. E ka nisur punën aty më 1969, me të mbaruar ushtrinë. "Kam punuar këtu që nga viti 1969 deri më 2006. Isha radiotekni­k, kur erdha atëherë këtu, më pas bëra shkollën e Sigurimit të Shtetit, edhe pse pasioni im ishin aparaturat, më tepër sesa për punën tjetër, që mund të bënte ndonjë tjetër". Pasi mbaroi inxhinieri­në, dha ndihmën e vet për aparatura me forcat tona, veç atyre kineze e sovjetike, që ishin blerë nga shteti. "Ndërtova edhe aparatura të tjera; bashkë me shokët, u ngrit ai laboratori. Njëfarë kohe isha edhe zëvendëssh­ef i laboratori­t, edhe shef i teknikës operative", - rrëfen Vako. Shton se "merreshim me punë operative natyrisht, pastaj edhe me punë teknike. Të gjitha këto këtu kontrolloh­eshin nga unë, edhe puna operative, edhe teknike".

Nuk ka brerje ndërgjegje­je, dhe as ka pasur. "Ndihesha normal. Në gjithë botën teknika operative është një nga punët agjenturia­le operative me të cilën merren të gjithë, mbahet shteti me këto. I gjithë personeli i përfaqësiv­e diplomatik­e që është në vendin tonë, po t'i shikosh, janë oficerë sigurimi. Me çfarë të drejte t'i gjykojmë që vijnë këtu ata oficerë sigurimi?! E ne të mos kemi?!" Ndërsa selia e përgjimeve bëhet muze, Vako veçse shprehet entuziast. "Më vjen shumë mirë që u hap, ta marrin vesh njerëzit që këtu ka qenë një institucio­n, një degë e Ministrisë së Brendshme, një degë që vërtetonte saktësinë e informacio­neve, të rreme apo të parreme".

VDEKJA, A NUK ERDHI PREJ ' SYVE' TË TILLË?

Në muze shfaqen video e dokumente që tregojnë se si përgjohesh­in e dënoheshin me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania