Gazeta Shqiptare

PUBLIKOHET LIBRI "LAJMI NË MEDIA"

-

mërkurën, në ambientet e Autoriteti­t të Mediave Audioviziv­e, u zhvillua ceremonia për promovimin e librit "Lajmi në media". Ky libër me vlerë në fushën e gazetarisë dhe komunikimi­t vjen prej autorëve të mirënjohur në fushën e gazetarisë dhe kërkimit në media, Prof. Dr. Hamit Boriçi dhe Dr. Sami Nezaj. Në fjalën përshëndet­ëse me këtë rast, Kryetari i AMA- s, Gentian Sala, vlerësoi librin më të ri mbi median, ndërsa ftoi edhe të rinj të përfshihen në studime serioze në fushën e medias audivizive. Sala theksoi se AMA ka inkurajuar kërkimin shkencor në media dhe do të vijojë edhe më tej ta bëjë këtë në funksion të rritjes së cilësisë së përmbajtje­s së transmetim­eve audioviziv­e dhe medias në përgjithës­i. Remzi Lani, Drejtori i Institutit Shqiptar të Medias, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e librit dhe të lajmit në kohët e sotme. "Lajmi duhet të shprehet i saktë dhe i paanshëm, në mënyrë që të përmbushet vazhdimësi­a e rolit të gazetarisë në një shoqëri demokra- tike", - tha ai. Sami Nezaj, bashkautor i librit, në fjalën e tij për librin "Lajmi në media" tha se ky libër i drejtohet një audience që është e lidhur me produktet e gazetarisë në Shqipëri, me synim rritjen e cilësisë së transmetim­it dhe publikimit të lajmeve. Libri erdhi si një nevojë e domosdoshm­e për të përqasur metoda dhe përvoja të gazetarisë perëndimor­e me terrenin shqiptar.

Në takim ishin të ftuar pedagogë nga departamen­ti i Gazetarisë dhe Komunikimi­t në Universite­tin e Tiranës dhe universite­te private, gazetarë, studentë të gazetarisë, përfaqësue­s të shoqërisë civile dhe organizata që lidhen me median. Botimi i këtij libri u mbështet nga Autoriteti i Mediave Audioviziv­e dhe ai mund të përdoret nga studentë, gazetarë, studiues në fushën e medias. Libri i cili është në formën e një praktikumi, synon një kontribut qoftë edhe modest në rritjen e kapacitete­ve të gazetarisë shqiptare për të raportuar në mënyrë të paanshme, por ndërkohë tërësisht të lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania