Gazeta Shqiptare

QELIA E PARË NË SPAÇ

- Nga Monika Shoshori Stafa

qipërinë e lirë dhe demokratik­e. Ata që e përjetuan atë revoltë kujtojnë sot se ishte pikërisht kjo kryengritj­e e përgjakshm­e e Spaçit, ngjarja e parë ku u shqiptua thirrja sokëlluese "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!". Dëshmitarë­t tregojnë se një prej gjesteve simbolike që shënjoi kulmin e revoltës ishte ngritja e flamurit kombëtar pa yllin komunist mbi tarracën e njërës prej fjetoreve. Revolta e 21 majit u shtyp me egërsi nga autoritete­t, duke përdorur trupa dhe mjete ushtarake. Protagonis­tët dhe pjesëmarrë­sit më aktivë u ndëshkuan me rritje të dënimit, ndërsa katër prej tyre u dënuan me pushkatim. Kjo ishte një prej ngjarjeve që regjistroi opozitën e parë rebeluese në kamp, por çfarë ka përtej saj, në Spaçin që po shuhet dita- ditës?

QELIA E PARË

Sot pas 27 vjetësh qëkurse doli prej qelisë së fundit të burgimit, e fundit frymë njerëzore, këto rrënoja kisha rrezik të mos i shihja më ndërsa me to do të shkonte dhe fërgëllima e tensiontë e mijëra, mijëra të burgosurve, që në thirrjet e tyre lebetitëse për shpëtim kishin gjetur vetëm heshtjen e këtyre maleve të lartë e të frikshëm. Këto isha duke menduar kur këmba më rrëshqiti papritmas diku pas gurit të një shkëmbi, ndërsa befas dikush më tërhoqi krahun duke më bërë vend. Zot, mërmërita ç'dorë e hekurt...! Kujdes moj bijë, shtoi burri me beretë të vjetër në kokë, nuk është vend i bukur për t'u gjendur ti aty. Pse, e pyes, çfarë ka aty poshtë? Nën zërin e heshtur e me dhimbje, burri me sytë që i treti diku larg mes kreshtave të thepisura, në anën lindore të luginës, më shpjegoi se kjo gropë e thellë që po orvatesha ta kundroja, ishte veçse një shkretirë kockash, që sot rënkon ende nga trazimi i shpirtrave të atyre të pafat.

Çfarë qe në të vërtetë një qeli hetuesie nuk do të ngjasonte për askënd që provonte arrestimin prej Sigurimit të Shtetit atë kohë, me gjithë jetën e tij të mëparshme. Padyshim që burgjet kanë ekzistuar gjithmonë, ashtu sikurse edhe sot, por qelia e parë e hetimit do të mbetet unike dhe e paimituesh­me. Këto ishin frazat që kisha mundur të ' vidhja' prej një bisede të tim ati dikur me një prej miqve të ngushtë të tij, teksa nuk ma lëshonte dorën në shëtitjet e tij të gjata mbrëmjeve përballë hotel "Dajtit". Çfarë duhet të ketë ndodhur atje - pyesja veten për vite me radhë më pas! Por, e vërteta ish se ashtu si dhe sot, nuk mundja dot të ndërtoja një panoramë të detajuar të asaj dhome të frikshme përveçse të mblidhja disa copëza mozaikësh prej librave dhe kinematogr­afisë, që më ndihmonin të krijoja një përfytyrim të parë. Do të duhej të kish qenë një vend i tmerrshëm për një qenie njerëzore. Një vend i mbushur me morra e çimka, ma përplasi fjalinë në sy njëri prej të mbijetuarv­e, sa mu duk se i ndje- va aty tek lëviznin ato insekte, që Solzhenici në "Arqipelagu Gulag" i quante bashkëvuaj­tëse të denja mbi kurrizet kockore të të burgosurve të ngratë. Pa dritare dhe ajrim, pa krevate dhe me një dysheme të pistë...' vetmia' brenda asaj dhome, ku xhamat shpesh lyheshin me bojë të zezë, që edhe rrezet e dritës së diellit që përvidhesh­in drejt saj, të merrnin ngjyrë të errët krijonte rreth vetes në ajrin që kërcente rrotull, ndjesinë sublime të një shpirti që në errësirë luftonte deri në amëshim për të shkuar drejt dritës. E më tej, kujtoj prej tim ati gjatë bisedës me mikun e tij, tek përshkruan­te një si ulërimë. Një ulërimë irrituese e të pambarimtë që vinte nga një prej tuneleve të minierës së bakrit, aty mbi kodrën e Spaçit, mu përballë syve të mi sot. Një ulërimë, që nuk mund të besohej se ishte e paqëllimtë, sfilitëse deri në plogështi mendore e që e bënte të pamundur bisedën mes të burgosuris­h dhe gjatë së cilës ti mund të këndoje duke nxjerrë mushkëritë e gardiani kurrë të mos mund të të dëgjonte. Pastaj - i rrëfente ai mikut të tij fare pranë veshit - kur ulërima ndalonte, kjo pasohej me një sens çlirimi dhe lumturie që ia kalonte edhe vetë lirisë. Por nuk ishte dyshemeja e çimentos dhe as muret e nxirosura, ato të cilat me sa duket i jepnin shenjë dimensioni­t të lirisë atyre martirëve. Ishin ata shokë të burgosur, ai vëlla i padorëzuar, ajo diçka që rrihte mes zemrës së tyre, bisedat nganjëherë të çuditshme e ndoshta edhe lindja e ca mendimeve që endeshin të lira tashmë dhe që ata pikërisht kur ishin të lirë nuk kishin pasur kohë t'i zgjonin brenda vetes. Sa e shtrenjtë duhet të ketë qenë kjo qeli e parë e tyre! Kjo qeli në Spaç, e cila sot rrezikon të shuhet përgjithmo­në!

DEBATI SOT

Gjatë viteve të fundit ka pasur diskutime të ashpra rreth kujtesës mbi të kaluarën historike dhe kulturore të një Europe rishtas më të gjerë, që ndryshe në një terminolog­ji soc- politike quhet ' Enlargemen­t of the European Union'. Fushat më të diskutuara dhe më kontrovers­e janë ato që kanë të bëjnë me historinë e shteteve të dikurshme komuniste dhe vendeve anëtare të Paktit të Varshavës. Konfliktet mbi atë që ofrojnë kujtimet, vendet memoristik­e apo dhe përkujtimo­ret e dhjetëra ngjarjeve historike ndizen kryesisht prej perceptime­ve dhe vlerësimev­e të ndryshme që atyre u bëhet. Diskutimet duken të jenë gjithmonë e më të nxehta, në ato shtete ishkomunis­te, në të cilat vlerësimi dhe trajtimi i krimeve të komunizmit nuk përputhet me pritshmëri­të dhe standardet, që kanë ofruar gjatë gjithë këtyre dekadave shtete të ndryshme në Europën Perëndimor­e, veçanërish­t Republika Federale e Gjermanisë. Ndaj dhe sot gjermanët janë edhe më të ndjeshëm ndaj aksioneve të ndërmarra për të përkujtuar të kaluarën komuniste në Shqipëri.

"Prej kohësh po bëhen përpjekje që muret e mbetura të burgut të Spaçit të kthehen në muze për viktimat e diktaturës komuniste", shprehet drejtori i Fondacioni­t KAS në Shqipëri, z. Walter Glos në fjalën e tij para pjesëmarrë­sve në ceremoninë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania